Diego Simeone befason Juventusin, hedh në fushë bomberin e njohur

418
Sigal

Diego Costa është surpriza e madhe në formacionin bazë të Atletico Madrid në ndeshjen e parrë të fazës së eliminimit direkt të fazës së 1/8-ve në Champions League.

Sulmuesi braziliano-spanjoll është rikthyer në fushë pas 10 javësh, gjatë fundjavës, ndërkohë që sonte në mbrëmje do të formojë dyshen e sulmit me Griezmann.

Numri 19 ka arritur që të kalojë testet të hënën dhe të martën në stërvitje, por është ende larg formës së tij më të mirë. Diego Simeone i ka besuar përvojës së Diego Costës ndaj dy mbrojtësve që cilësohen si ekspertë si Chiellini dhe Bonucci.