Deklarata e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka

280
“Komiteti Ekzekutiv gjykoi të arsyeshme dhe vendosi që Finalja e Superkupës së Evropës 2019, të luhet në impiantin “Vodafone Arena” të Beshiktashit. Përtej dëshirës së madhe për ta marrë ne si FSHF këtë të drejtë, ne ishim koshientë për vetë faktin se hymë në këtë garë me një projekt shumë ambicioz, dhe jo me një impiant të përfunduar, si federatat e tjera kandidate. FSHF-ja plotësoi me rigorozitet të gjithë dosjen e kërkuar, në të gjitha etapat dhe pikat e kërkuara. Nuk mund të them që kam keqardhje, pasi shumë shpejt përfundojmë stadiumin tonë “Arena Kombëtare” me parametra të shkëlqyer, dhe do të kthehemi sërish në garë për të sjellë në Tiranë dhe në Shqipëri, vitrinën e futbollit evropian”, kështu ka deklaruar Presidenti i FSHF-së, deklaratë e cila është marrë në faqen zyrtare të internetit fshf.org.