Chelsea dhe Mancester United, luajnë shanset e fundit për Champions, dalin formacionet zyrtare

457
Sigal

Chelsea do të kërkojë ta ndërpresë ecurinë negative prej tri ndeshjeve pa fitore në Premierligë, në një betejë të nxehtë për top katërshe, por do t’i duhet ta kalojë një pengesë të vështirë si Watford.

Chelsea e mirëpret Watfordin në Stamford Bridge, në një ndeshje të vlefshme për javën e parafundit në Premierligë, që nis në orën 15:00.

Në tri ndeshjet e fundit, Chelsea lëshoi pikë pasi u mund nga Liverpooli dhe barazoi me Burnley dhe Manchester Unitedin.

Skuadrës së Maurizio Sarrit i duhet fitorja me patjetër nëse dëshiron ta mbajë pozitën e katërt dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të kaltrit i kanë 68 pikë, dy më pak se Tottenhami në pozitën e tretë dhe dy më shumë se Arsenali në pozitën e pestë.

Fitorja për ta do të nënkuptonte kalim në vendin e tretë, po ashtu.

Ndërkohë, Watfordi nuk ka për çfarë të luftojë tashmë, pasi ka dështuar të luftojë për një vend në Evropë.

Formacioni zyrtar i Chelsea

Nga ana Manchester Unitedi e viziton sot Kirklees Stadium në kërkim të një fitoreje ndaj Huddersfield Unitedit tashmë të rënë nga Premierliga, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer bëri lëshime të mëdha në luftë për top katërshe në Premierligë, pasi e fitoi vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit, i humbi tri dhe barazoi në njëherë.

Çdo rezultat përveç fitores do të nënkuptonte se Unitedi edhe zyrtarisht mbetet pa Champions sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” i kanë 65 pikë në vendin e gjashtë, tri më pak se Chelsea në pozitën e katërt, dy javë para fundit të kampionatit.

Formacioni zyrtare i Mancester United: