Champions League, Grupi C/ Lufta bëhet për vendin e dytë, Guardiola zbarkon në “San Siro”

494
Sigal

Mançester Siti po vë diktatin në Grupin C të Ligës së Kampionëve, aty ku po i fiton ndeshjet e saj me goleada.

“Qytetarët” do të luajnë përballë Atalantës në “San Siro”, ku të besuarit e Guardiolës do të tentojnë të marrin një tjetër fitore me goleadë si në javët e mëparshme.

Në 3 ndeshjet e para, Siti ka shënuar 10 gola dhe ka pësuar vetëm 1 të cilin ia ka shënuar pikërisht Atalanta.

Në 2 ndeshjet e fundit në Champions, Atalanta e ka parë veten dy herë në avantazh por nuk ka arritur të fitojë në fund.

Fillimisht ishte Shakhtar Donjesku skuadra që e përmbysi 1-2 teksa Siti e përmbysi nga 0-1 në 5-1. Atalanta ende nuk e ka marrë pikën e parë në këtë debutim të Ligës së Kampionëve.

Sakaq, lufta e vërtetë bëhet për vendin e dytë aty ku Dinamo Zagreb pret në shtëpi Shakhtarin. Të dyja skuadrat ndajnë nga 4 pikë në klasifikim.

E veçanta e dy skuadrave është se kanë mundur Atalantën, janë mundur nga Siti dhe kanë barazuar në ndeshjen direkte. Sot do të tentojnë fitoren për të marrë vendin e dytë.

Luhen sot:

21:00 Atalanta – Mançester Siti

21:00 Dinamo Zagreb – Shakhtar Donjesk.