Buxheti sezonal sa paga dyjavore e Neymar, njihuni me skuadrës që sfidon Paris SG në finale të Kupës

559
Në “Stade de France” do të luhet sonte finalja e Kupës së Francës mes ekipit të Les Herbiers dhe Paris SG.
Një përballje interesante duke parë që klubi kryeqytetas do të sfidojë një ekip që për momentin luan në kategorinë e 3-të të futbollit francez dhe është në luftë për mbijetesë.
Që Paris SG do të jetë superfavoritja kjo nuk diskutohet pasi diferencat sa i takon parave që klubet shpenzojnë janë të frikshme, pavarësisht se futbolli na ka mësuar se duhet më shumë se aq për të fituar.
Fakt interesant është se buxheti sezonal i Les Herbies kap shumën e dy milionë eurove, para me të cilat PSG mbulon shpenzimet e Neymar për 16 ditë.
Les Herbies për herë të parë në historinë e tyre mund të siguronin ngjitjen për në Le Championat në 2015 dhe këtë herë rrezikojnë të bien një kategori më poshtë, aty PSG ka skuadrën e saj të dytë.
Kjo skuadër përfaqëson thuajse një qytet të tërë në Francë, që ka një popullatë prej 15.993 banorë dhe në fakt rreth 15 mijë prej tyre do të jenë të pranishëm në finale për të mbështetur ekipin.
PSG është i pari ekip nga Ligue 1, Les Herbies që do të sfidojnë në këtë kompeticion, pasi përgjatë 7 raundeve janë vënë përballë klubeve të kategorive inferiore.
Më herët Kupa e Francës ka parë në finale ekipe të luajnë një kategori më poshtë, në vitin 1996 me Nimes, në 2001-shin Amiens dhe Queville në 2012-ën, por të gjithë këto skuadra, pavarësisht se çfarë kanë arritur të bëjnë në xhiron e fundit, e kanë humbur betejën. Ndërsa nga Liga e dytë një finale Kupë France ka mundur ta fitojë vetëm Guingamp në 2009-ën.
Sigurisht që PSG pritet të mos hasë aspak vështirësi, por teksa sheh se çfarë ka arritur një skuadër si Les Herbies, është e pabesueshme dhe të mendosh që kjo që rrezikon të përfundojë një kategori më poshtë, nëse fiton finalen, sezonin e ardhshëm do të ketë mundësi të luajë në Europa League.
Sigal