Bushi i bën ftesë, portieri i Vllaznisë është bërë i pakalueshëm

719
Portieri i Vllaznisë, Alen Sherri, me paraqitjet që ka bërë në ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore, i kanë siguruar një ftesë kuqezi nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, për ndeshjet e muajit mars. Në të kaluarën, portieri Sherri ka qenë i grumbulluar disa herë me përfaqësuese e moshave, ndërsa dje ai ka marrë ftesën nga trajneri i përfaqësueses U-21, Alban Bushi, për ndeshjet zyrtare kundër Sllovakisë, të cilat do të luhen në datat 23 dhe 27 mars 2018. Titullar i portës në Kombëtaren U-21 është Selmani i Laçit, ndërsa zëvendës i parë i tij ka qenë Elhan Kastrati i Teutës, por në këtë rast, Bushi, duke marrë për bazë formën që ka paraqitur Sherri, i ka dërguar një ftesë atij për këto dy ndeshje, ku do t’i jepet shansi të tregojë se mund të ndryshojë hierarkinë në portën e përfaqësueses U-21.
Sigal