Bota e futbollit në këmbë, të gjithë po luten për Alex Ferguson

531
Sir Alex Ferguson u shtrua me urgjencë në spital këtë të shtunë dhe shkak, sipas asaj që njofton Manchester United është bërë një hemorragji cerebrale.
Deklarata e klubit shton se 76-vjeçari i është nënshtruar menjëherë operacionit.
“Operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë ai ka nevojë për një periudhë përkujdesje nga mjekët dhe pushimi për t’u shëruar plotësisht”, vijon komunikata.
Ferguson u tërhoq nga roli i trajnerit tek Manchester United në maj të vitit 2013, pas 26 vitesh në këtë post dhe 38 trofeve të fituar mes titujve dhe kupave në Angli dhe Europë.
Falë këtyre trofeve, ai renditet në majën e trajnerëve më të suksesshëm të të gjitha sportve në Britaninë e Madhe.
Sigal