Blanc: Lavezzi do largohet nga Interi kur ti mbaroi kontrata

27
Një lajm i mirë vjen për skuadrën italiane të Interit. Ka qenë Laurent Blanc ai i cili ka pohuar se Ezequiel Lavezzi do të largohet pasi të mbaroj kontrata. Sulmuesi në fjalë ka kontratë deri në muajin qershor të këtij viti, teksa kohëve të fundit ishte lidhur me një largim të mundshëm nga klubi parisien.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me Lavezzin. Nuk dua t’ju tregoj se çka kemi folur, por gjithçka ka qenë e qartë që nga fillimi i sezonit deri tani. Ai nuk do të largohet gjatë këtij afati kalimtar, të paktën jo deri të i skadojë kontrata”, ka përfunduar ai. Sulmuesi argjentinas ka qenë në radarin e skuadrës italiane të Interit, por edhe të klubeve tjera evropiane.