Benzema, shantazh me video seksi shokut të kombëtares, arrestohet

563
Arrestohet sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema, si i dyshuar për shantazh ndaj shokut të skuadrës në kombëtaren franceze, Mathieu Valbuena.
Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se Benzema është paraqitur në stacionin policor në Versajë, në perëndim të Parisit, pak para ores 09:00 të mëngjesit të sotëm, para se të vendoset në paraburgim.
Prokurori i Versajës ka konfirmuar marrjen në pyetje të futbollistit lidhur me këtë çështje, ndërsa avokatët nuk kanë komentuar ende arrestimin.
Benzema akuzohet se ka shantazhuar Valbuenën lidhur me një video seksi, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të saj.
I pari që u arrestua lidhur me këtë skandal ishte ish-sulmuesi i Francës, Djibril Cisse.
Ai u ndalua në orën 06:00 të mëngjesit të 12 tetorit në shtëpinë e tij në Paris dhe u lirua po atë ditë pas marrjes në pyetje.
Sigal