Basketboll, Tirana mund Vllazninë në Play Off

101
Në Play Offin e parë të finaleve për basketbollin e meshkujve, Tirana arriti të marrë epërsinë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Bardheblutë shënuan 98 pikë kundrejt 71 të skuadrës shkodrane, rezultat që tregon më së miri edhe diferencën në parket me kryeqytetasit më superiorë.
Nën masa të rrepta sigurie për shkak të historisë së afërt të trazuar mes tifozëve, ndeshja nisi e balancuar por shumë shpejt Tirana mori epërsinë me koshat e Shimës dhe Hysenagollit ndërsa spikati dhe loja e sinkronizuar e pjesës tjetër të ekipit. 
Vllaznia tentoi të përmirësonte lojën e saj por avantazhi i vendasve ishte një hendek i madh psikologjik për tu kaluar, dhe gjithçka u mbyll me sirenën që shënoi fundin e suksesit me diferencë 27 pikë.