Barazimi shpëton Vllazninë, Tirana bie për herë të parë nga kategoria

784
Përfundon në barazim të pastër 0 me 0 ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës, sfidë që u cilësua si një finale për mbijetesën. Barazimi i shkoi për shtat shkodranëve të cilët arritën të mbijetojnë në Superligë ndërkohë që ekipi kryeqytetas i bashkohet Korabit në rënien nga Kategoria Superiore.

Pjesa e parë në një stadium të mbushur plot u karakterizua nga një epërsi e vendasve të cilët nuk gjetën dot golin. Në pjesën e dytë Tirana u hodh në sulm, por lojtarët shkodranë arritën ta vononin lojën në çdo lloj mënyre që mundën duke arritur ta mbyllin takimin me rrjeta të paprekura.

Një ditë e zezë për tifozët bardheblu pasi për Tiranën, klub 24 herë kampion i Shqipërisë, është hera e parë në histori që bie nga Kategoria, ndërsa në kampin tjetër ka festë me sigurimin e mbijetesës.

Ndërkohë sot u luajtën ndeshjet e fundit të Superligës. Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Korabi – Flamurtari 0-3
Laçi – Teuta 2-1
Luftëtari – Kukësi 1-0
Skënderbeu – Partizani 2-2
Sigal