Balleti: Messi është Pele i kësaj gjenerate

448
Ish mbrojtësi i Barcelonës dhe Chelseat, Juliano Belleti e ka lavdëruar yllin argjentinas, Leo Messi duke e quajtur: “Pele i kësaj gjenerate”.
Messi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar e riktheu formën e tij më të lartë me Barcelonën,por me Argjentinën nuk i ka shkuar edhe aq mirë, duke ardhur shumë kritika në drejtim të tij.
“Messi është Pele i kësaj gjenerate. Nuk i kuptoj kritikat në drejtim të tij nga vendi i tij. Nuk mund ta kritikoni një lojtar si Messi, po një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe Ronaldinhos me Brazilin”, ka thënë Belleti.
Sigal