Atak në ring, ndërron jetë Silver King

493
Sigal

Të gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar ringut dhe pikërisht aty zhvilloi ndeshjen e tij të fundit, këtë herë për tu larguar nga ringu i pajetë. Silver King, mundësi 51-vjeçar, ndërroi jetë gjatë një show në Londër. Në sfidën kundër Juventud Guerrera, King u godit me një shkelm në zonën e klavikulës për tu mos çuar më.

Fillimisht askush nuk e kuptoi, e gjithë dukej pjesë e spektaklit por pasi u mbyll dhe numërimi deri në 3, King sërish qëndroi i shtrirë. As ndërhyrja e mjekëve nuk e shpëtoi mundësin 51-vjeçarë i cili ndërroi jetë në ring. Sipas mjekëve behet fjalë për një atak kardiak që King pësoi në ato momente dhe që fatkeqësisht rezultoi fatal.