Agjentët “pushtojnë” Shqipërinë

2004
Sigal

FSHF-ja kanë licencuar 45 menaxherë lojtarësh, të cilat janë të zyrtarizuar edhe nga FIFA

Merkatoja dimërore (e muajit janar) është në kulmin e saj (duhen vetëm tri ditë nga mbyllja zyrtare e saj, 31 janar 2013). Kudo në Europë e më gjerë, por edhe në Shqipëri, kjo periudhë ka shërbyer për transferimet e lojtarëve nga një klub në tjetrin. Përveç lojtarëve shqiptarë, vihen re dhe afrime apo transferime të lojtarëve të huaj: 17 të tillë u erdhën gjatë merkatos verore (korrik-gusht 2012), ndërkohë që ky numër ka zbritur te 9-10 (ndërkohë që në kampionatin milituan sezonin e kaluar më shumë se 50 futbollistë). Por, si vijnë lojtarët e huaj në vendin tonë? Kush i çon për provë te skuadrat e Superligës? Pavarësisht se këtë merktato dimërore, nuk patëm transferime të bujshme të lojtarëve shqiptarë jashtë shtetit (disa tentativa nuk u konkretizuan), ashtu si në atë verore, kur Sokol Cikalleshi u transferua në Korenë e Jugut, Bekim Balaj në Ceki, Ervin Bulku në Iran. Janë pikërisht agjentët e lojtarëve, që gëzojnë një licencë nga FIFA dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit të kryejnë tratativa, të firmosin me presidentët e klubeve. Në fakt, FIFA, që nga viti 2001, nuk licencon më agjentë lojtarësh, pasi këtë e bëjnë federatat e çdo vendi. Nëse kampionatet luhen në periudha të caktuara kohore (sezoni aktual i Kategorisë Superiore nisi më 25 gusht 2012 dhe mbaron me 11 maj 2013), agjentët e lojtarëve punojnë non-stop, 24 orë në 24, për të sistemuar klientët e tyre në destinacione të reja, në skuadra më të mëdha, apo ku mund të marrin më shumë para e për disa të kenë edhe më shumë hapësirë aktivizimi. Në fakt, numri i agjentëve shqiptarë të licencuar nga FIFA, qeveria e futbollit botëror, apo dhe bashkëpunëtorëve të tyre (jo agjentë të FIFA-sh, por në roli e skauterve të skuadrave) është i konsiderueshëm. Nuk janë pak, por 45 menaxherë shqiptarë lojtarësh, të cilët janë të regjistruar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të licencuar nga FIFA për të ushtruar veprimtarinë e tyre në transferimin e futbollistëve, apo dhe si përfaqësues të trajnerëve. Spikasin emra ish-futbollistësh të shquar të Kombëtares sonë, si Altin Rraklli, Ervin Skela,

Fatmir Vata, Ervin Fakaj, Andan Ocelli, Florian Myrtaj, etj, si kundër edhe njerëz të medias sportive, apo njerëz të biznesit si Gentian Shemili e Kasem Hysenebelli. Nuk mungojnë edhe emra të tjerë të besueshëm, si Sokol Haxhia, Uliks Kotri, Elton Marini, Gëzim Mançe, Alfred Bode, Sokol Murati, etj. kanë kryer jo pak transferime. Rritja cilësore e futbollit shqiptar, por edhe numri i futbollistëve që mund të veshin një fanellë të një klubi të huaj ka bërë të domosdoshme edhe krijimin e kompanive të mirëfillta për menaxhimin e tyre apo përfshirjen në një rrjet të madh agjencish në Europë dhe në botë. Agjenti i lojtarëve, Sokol Haxhia, prej disa vitesh operon me sukses në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar të futbollit. Haxhia ka themeluar prej disa vitesh kompaninë e tij “Sportx Management srl”, një prej shoqërive më të suksesshme. Haxhia bashkëpunon edhe me Ilir Halili, ky i fundit është i fokusuar në vendet e Lindjes së Mesme. Para një viti, të njëjtën gjë edhe Rudi Vata, i cili menaxhon me sukses shoqërinë e tij “Vata Vision Footbaall Management”, përpara se ish-kapiteni i Kombëtares të bëhej trajner i Vllaznisë, teksa u detyrua të hiqte dorë përkohësisht nga licenca, për shkak të konfliktit juridik. Gjithsesi, Rudi Vata, tashmë pa ekip, ka operon edhe me lojtarë të huaj me emër në Europë. Nuk mungon edhe një emër italiani me licencë shqiptare, si rasti i Pierino Cieno, i cili ka lindur në fakt në Shqipëri (në Tiranë, 1951), djali i një inxhinieri italian, dhe është rritur kampeve komuniste. Agjentët shqiptarë kanë ngritur kompanitë e tyre, me të cilat operojnë njëlloj si homologët e tyre kudo në botë. Kështu,  Gëzim Mançe ka ngritur kompaninë e tij “Global Sports Management”, ndërkohë që Elton Marini ka themeluar zyrën e tij të menaxhimit, “M&M Management Agency”. Fehmi Isufi ka agjencinë e tij, “SSM-Sport”. Adrian Aliaj, i licencuar në Federatën Kroate e Futbollit, është një nga 51 menaxherët e licencuar në Kroaci. Ish-mbrojtësi i famshëm i Kombëtares dhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në miqësore ka krijuar kompaninë e tij “Adrian Sport Transfer d.o.o.” me qendër në Zagreb dhe ka sjellë shumë futbollistë kroatë në vendin tonë, kryesisht te Flamurtari, por menaxhon edhe Odise Roshin, ky i fundit u huazua para pak ditësh nga Këlni, te FSV Frankfurti. Në Gjermani operon edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, por me licencë shqiptare.

Agjentët shqiptarë të FIFA-s

Adnan Ocelli

Ago Alerti

Agim Cana

Aleks Vata

Altin Rraklli

Altin Selmanaj

Ardian Grabova

Ardian Osmani

Artur Ciapi

Astrit Mero

Bledar Lila

Dritan Gjyrezi

Elton Marini

Ervin Fakaj

Ervin Skela

Enxhi Veizi

Fatmir Vata

Fehmi Isufi

Fekmi Kongjeli

Florian Myrtaj

Gazmend Osmani

Gentian Shemili

Gerian Kuka

Gëzim Mance

Iriela Kasemi

Ilir Silo

Jorgaq Dhiamanti

Kasëm Hysenbelli

Kel Naraci

Lorenc Hysi

Lirim Zalla

Markelian Cenolli

Marjan Prela

Mitat Sulaj

Pierino Cieno

Selami Ameti

Skerdi Dafa

Sokol Dauti

Sokol Haxhia

Sokol Murati

Sokol Pelingu

Shqipërim Berisha

Vangjel Cavo

Uliks Kotrri

Xhelil Musa

Në Ballkan, kalojmë katër vende

Në raport me vendet fqinje, Shqipëria ka më pak menaxherë Maqedonia (47), por më shumë se Sllovenia (32), Mali i Zi (12), Rumania (25). Gjithsesi, jemi larg numrit të Bosnjë-Hercegovinës (122), Turqisë (148), Serbisë (100), Greqisë (65), Bullgarisë (62), Kroacisë (51).

 Italia, rekord me 937 agjentë

Numrin më të madh të agjentëve të lojtarëve e ka Italia me 937 të tillë, të ndjekur Spanja (558), Anglia (490), Gjermania (426), Brazili (291) dhe Franca (269). Më pak agjentë kanë Lihtenshtejni dhe Estonia, secila nga një, San Marino, 2.

 Më shumë menaxherë se Kina

Duket e pabesueshme, por Shqipëria, vendi i 3 milionë banorëve dhe i 162 mijë lojtarëve, ka më shumë agjentë sesa Kina, e 1.3 miliardë banorëve dhe 26 milionë futbollistëve. Shqipëria ka 45 agjentë lojtarësh, ndërsa Kina (ka 711 mijë lojtarë profesionistë) ka… 26 menaxherë.

NË EUROPË

Shqipëria 45

Anglia 490

Austria 34

Azerbajxhani 10

Belgjika 87

Bosnjë-Hercegovina 122

Bjellorusia 11

Çeki 32

Danimarka 44

Estonia 1

Franca 269

Finlanda 9

Irlanda 21

Islanda 9

Ishujt Faroe 3

Italia 937

Gjeorgjia 23

Gjermania 426

Holanda 132

Hungaria 14

Kazakistani 5

Kroacia 44

Letonia 7

Lihteshtejni 1

Lituania 8

Luksemburgu 27

Malta 4

Mali i Zi 12

Maqedonia 47

Moldavia 20

Norvegjia 28

Polonia 72

Portugalia 68

Rumania 25

Rusia 76

Qipro 60

San Marino 2

Serbia 100

Skocia

Sllovakia 25

Sllovenia 32

Spanja 558

Suedia 35

Turqia 148

Zvicra 62

Ukraina 67

* Burim: Fifa.com

NË BOTË

Brazili 291

Argjentina 220

SHBA 154

Australia 43

 Gjyqtarët e FIFA-s

 Shqipëria ka aktualisht tre gjyqtarë me stemën e FIFA-s, apo ndërkomëtarë siç quhen ata: Lorenc Jemini (nga viti 2005), Bardhyl Pashaj (nga viti 2011) dhe Enea Jorgji (nga viti 2012). Gjithashtu, me stemën e FIFA-s janë dhe gjashtë asistentë: Rejdi Avdo (nga viti 2012), Ermal Barushi (nga viti 2012), Ridiger Cokaj (2012), Gëzim Koka (nga viti 2011), Rudin Preca dhe Ilir Tartaraj.

SHIFRA

 164 730

lojtarë numëron Shqipëria në total, ku 53 730 prej tyre janë regjistruar si lojtarë profesionistë apo amatorë, ndërsa 111 000 janë të paregjistruar.

 456

klube futbolli të niveleve të ndryshme janë në Shqipëri, dhe këtu përfshihen që nga skuadrat e Kategorisë Superiore, femrat, por dhe futbolli i bazës.

 6200

zyrtarë që kanë të bëjnë më futbollin janë të regjistruar në FSHF, duke përfshirë drejtuesit administrativë, trajnerët, gjyqtarët, mjekët sportivë, etj.

 Vllaznia mund FK Grbajlin

 Vllaznia regjistroi fitoren e dytë në po aq miqësore të luajtura. Formacioni shkodran, i drejtuar tashmë nga Artan Bushati, fitoi 1-0 me ekipin e Superligës malazeze, FK Grbajl. Golin e vetëm të takimit e shënoi Rexha. Ndeshja u luajt dje në kompleksin stërvitor të Petrovacit, në dalje të qytetit të Budvës. Në formacion nuk ishte asnjë nga lojtarët e huaj të ardhur në provë tek Vllaznia, çka do të thotë se ata nuk do të jenë pjesë e kuqebluve për fazën e dytë.

 Kombëtarja flet “shkodrançe”

 Për ndeshjen miqësore të 6 shkurtit me Gjeorgjinë, takim që do të luhet në “Qemal Stafa” (19:00), trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi pritet të grumbullojë edhe katër futbollistë shkodranë. Burime pranë Federatës kanë bërë të ditur se, në listën e lojtarëve, janë edhe 4 futbollistë shkodranë: Bekim Balaj (Sparta e Pragës, Çeki), Armando Vajushi (Liteks, Bullgari), Elseid Hysaj (Empoli, Itali) dhe Erjon Vuçaj (Laçi, Shqipëri).

 Legjionarët, në fundjavë

Erjon Bogdani e nisi si titullar takimin ndeshjen kundër Sienës, por gjiganti shqiptar, autori një goli jetik kundër Sampdorias një javë më parë, nuk mundi ta gjejë sërish jetën ndaj Udinezes, pavarësisht impenjimit të tij. Siena humbi 1-0, duke mbetur sërish në vendi e fundit të Serisë A. Ujkani mungoi në takimin Kaljari-Palermo (në portë luaji Sorentino). Fiorentina është ekipi i radhës që kërkon shërbimet e tij. PAS Janina e Andi Lilës dhe Emiljano Vilës fitoi 2-0 me Verian, në kampionatin grek.