Shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane

448

Sot duke nisur prej orës 18.00, aplikantët mund të kontrollojnë statusin e tyre, nëse janë përzgjedhur në lotërinë fituese. Ja adresa e saktë e DASH dhe kodi që duhet të përdorni për verifikimin e emrit si fitues i fazës së parë

Duke nisur që prej orës 18:00, aplikantët mund të kontrollojnë statusin e tyre në adresën “dvlottery.state.gov”

Shpallen sot fituesit e Lotarisë Amerikane, ja si të verifikoni nëse jeni përzgjedhur

Departamenti Amerikan i Shtetit shpall sot emrat e fituesve të Lotarisë Amerikane. Duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme 7 maj 2019 dhe deri më 30 shtator të vitit 2020, aplikantët do të kenë mundësinë e verifikimit nëse janë shpallur fitues apo jo të fazës së parë selektuese për emigrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konfirmimi nëse jeni shpallur fitues apo jo kryhet me anë të Kontrollit të Statusit të Aplikimit, në faqen e Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit Amerikan të Shtetit, dvlottery.state.gov. Në këtë adresë do t’iu kërkohet të plotësoni të dhënat personale dhe kodin unik të verifikimit që ndodhen në dokumentin e printuar që keni marrë gjatë aplikimit. Procedura e përzgjedhjes bëhet në mënyrë rastësore nga një kompjuter dhe nuk ka ndonjë specifikë të veçantë. Ju duhet të përdorni këtë adresë për të kontrolluar nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane 2020 dhe për të parë datën e intervistës për vizë emigrimi. Kjo është e vetmja mënyrë informimi për ndjekjen e procesit në vazhdueshmëri. Qeveria e SHBA nuk do t’ju informojë drejtpërsëdrejti. Nëse jeni zgjedhur, do të merrni udhëzime të mëtejshme, duke përfshirë informacion në lidhje me tarifat që lidhen me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Entrant Status Check do të jetë i vetmi mjet me të cilin Departamenti i Shtetit njofton përzgjedhësit e aplikantëve për lotarinë, DV-2020. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi me postë elektronike ose do të njoftojë të zgjedhurit me e-mail. Ambasadat dhe konsullatat e SHBA nuk do të ofrojnë ndonjë listë të të zgjedhurve. Mos u  mbështetni tek askush tjetër që të kontrollojë statusin tuaj e t’ju informojë. Për të emigruar, zgjedhësit e DV duhet të jenë të pranueshëm në Shtetet e Bashkuara. DS-260, Online Immigrant Visa dhe zyrtari konsullor do t’ju bëjë pyetje për të parë ligjshmërinë tuaj për të emigruar në SHBA.