Arkeologët italianë dhe Shqipëria e viteve 1880-1944

83

Gërmimet arkeologjike të viteve 20  në Shqipëri, një interes i madh për të huajt.

Gëzim Llojdia

Burimet italiane por edhe ato shqiptare  shqyrtojnë një fakt: se arkeologët e huaj patën interes në vitet ‘ 20 për gërmime arkeologjike në tokën e lashtë të shqiponjave. Një shekull kërkimesh arkeologjike italo-shqiptare dha miratimin, që në thelb përbën edhe një material shkruar nga Sandro De Maria, nën përmbledhjen: “Arkeologët italian dhe Shqipëria” ,(1880-1944). Sandro de Maria shkruan: “Rrëfimi i marrëdhënieve midis brigjeve lindore dhe perëndimore të detit Adriatik dhe detit Jon, shpesh herë pa një kualifikim me vlera shkencore, të kryera nga udhëtarë të vetëm apo grupe të koordinuara, shtrihet në një hark kohor të gjatë dhe të komplikuar. Tregimi i këtyre ngjarjeve fillon shumë larg në kohë, por ngjarjet me rëndësi më të madha do të zhvillohen në fillim të shek. XX .” Ngjarjet për të cilat do të flasim, e kanë zanafillën nga një udhëtim që u zhvillua në gjysmën e parë të shek. XV, mbi një anije të vogël. Ky udhëtim u krye të paktën dy herë, nga Ankona me destinacion brigjet epiriote, udhëtim i cili për shkak të stuhive u detyrua fillimisht të kryej një ndalesë në Zara (Kroaci). Më pas lundrimi do të vazhdoj deri në brigjet e Artës, që në antikitet njihej si Ambrakia, një koloni e Korintit.Mbi këtë anije, më 1435, pasi kishte zhvilluar një udhëtim të njëjtë rreth vitit 1418, udhëtonte drejt Ballkanit, Qirjaku i Ankonës (Ciriaco de’ Pizzicolli, Ankona 1391 – Kremona 1452), tregtar dhe një humanist i  pasionuar pas kulturës antike. Jemi të sigurt mbi ndalesën e tij në Butrint, një ndër qytetet antike të perëmenduara nga Virgjili në përshkrimin e udhëtimit të Eneas nga Troja në Itali. Qirjaku i Ankonës zhvilloi këto udhëtime në një periudhë kur tregtarët dhe udhëtarët më të njohur përsa i përket rrugëve detare, janë venecianët, të cilët kërkonin të zbulonin këto territore, të cilat në pjesën më të madhe ishin zona misterioze dhe për të cilat nuk diheshin shumë informacione.Kush ishin eksploratorët  e parë drejt vendit misterioz të shqiponjave? Arkeologët, natyralistët dhe diplomatët italian në shek. XVIII dhe XIX, – thotë S.De Maria. Në dekadat e fundit të shek. XVIII dhe dekadat e para të shek. XIX, mund të themi se fillon një periudhë interesimi specifik nga ana e kulturës arkeologjike italiane ndaj territoreve që pozicionohen në pjesën lindore të detit Adriatik dhe detit  Jon. Ky interesim, fillimisht është i pranishëm me studiues të cilët zhvillonin kërkime me karakter epigrafik, ndër figurat më të famshme ajo e Paolo Orsit (1883) dhe rreth 20 vjet më vonë ajo e Roberto Paribenit. Paolo Orsi (Rovereto 1859-1935) i përket brezit të arkeologëve italian të cilët formimin e tyre e morën në Austri, nën Perandorin Austo-Hungareze. I të njëjtit brez, është edhe arkeologu i lindur në Rovereto, Federico Halbherr (Rovereto 1857 – Romë 1930). Roberto Paribeni (Romë 1876 – 1956), njëzet vjet më i ri se dy arkeologët e sipër përmendur, nuk lind si arkeolog por si historian. Paribeni pati një rol të veçantë dhe të rëndësishëm në organizimin e fushatave arkeologjike italiane në Shqipëri. Ndër arkeologët e parë italianë që u treguan të interesuar për antikitetin në territorin shqiptar, është edhe siciliani Biagio Pace (Comiso 1889 – 1955), i cili kishte mbuluar rolin e profesorit të arkeologjisë klasike në Universitetin e Palermos, Pizës dhe Napoli dhe më pas profesor i topografisë antike të Romës. Ai është autori i një prej publikimeve akademike më të rëndësishme për periudhën,siç ishte vepra Arte e civiltà della Sicilia antica, në 1935. Edhe Pace ishte afër regjimit fashist, por ajo që na intereson më shumë është shkrimi i një kumtese nga Pace në 1920, e cila u publikua në “Annuario della Scuola Archeologica Italiana di Atene” (revista vjetore e Shkollës Arkeologjike Italiane në Athinë), i cili trajtoi origjinën e ilirëve dhe lidhjen e tyre me popullin shqiptar, një temë e cila deri në atë periudhë nuk ishte trajtuar. Në vitet 1888-1890 dhe 1892-1902,realizoi dy udhëtime në Shqipëri, udhëtime me të cilat do njihej më mirë me territorin, njohuri që do ti publikoi në një libër në vitin 1917 (Itinerari albanesi, 1892- 1902). Ai pati mundësi që nëpërmjet lidhjeve të shumta që kishte krijuar, të bënte të mundur nisjen e një fushate arkeologjike në Shqipëri. Si përfundim mund të themi se Baldacci ishte një personazh me aktivitete të dyshimta, një politikan dhe njëri me pushtet, mbi të gjitha gjatë dy dekadave të regjimit fashist. Do të luante një rol të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe në njohjen e territorit shqiptar. Publikimet e tija të shumta dhe rreth 40.000 letër këmbime gjenden sonte në Bibliotekën e “Archiginnasio-s” në Bolonja. Ky fond arkivor ka një rëndësi të madhe për historinë e Ballkanit në shek. XIX dhe XX, në fusha të ndryshme, dhe sidomos për raportet bilaterale italo-shqiptare,thotë Z.De Maria.