Ulet paga mesatare në Shqipëri. Bujqësia me rrogat më të ulëta, sektori i financave e sigurimeve më të pasurit

106

Instituti i Statistikave ka bërë publike statistikat e pagave për tremujorin e parë të vitit 2019. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2019, është 51.531 lekë, rreth 800 lekë më pak krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por duke u rritur me 4,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 97,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-sektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 26,3 % më e ulët. Gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 16,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup-aktivitet që ka ulje prej 2,8 %. Gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 87,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve është 37,2 % më e ulët. Paga për grup-profesionin e nëpunësve ka rritjen më të madhe prej 8,1 % gjatë tremujorit të parë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e të punësuarve si në Forcat e Armatosura ka uljen më të madhe, prej 0,4 %.

Sektorët më të paguar dhe më të papaguar

Sektori më i paguar në Shqipëri është ai i aktiviteteve financiare dhe të sigurimeve. Sipas shifrave të INSTAT, paga mesatare e punonjësve të këtij sektori është rreth 101 mijë lekë. Kjo shifër është disi më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por më rënie në krahasim me 3 mujorin e fundit të 2018-s. Sektori i dytë më i paguar është ai i kategorisë informacioni dhe komunikimi, me një pagë mesatare prej 76 mijë lekësh. Edhe ky sektor njësoj si ai i financave dhe sigurimeve ka një rritje me tremujorin e parë të 2018-s dhe rënie me periudhën e fundit të vitit që lamë pas. Sektorët më pak të paguar në ekonominë shqiptare vijojnë të mbeten ai i grupit tregti, transport e shërbime ushqimore dhe grupi bujqësi, pyje e peshkim