Pas shirave të rrëmbyeshëm gjatë natës, mësoni se çfarë ka rezervuar moti për sot dhe nesër

454

Pas shiut me intensitet të lartë dhe breshërit që përfshiu dje Tiranën, moti i keq ka shoqëruar kryeqytetin edhe përgjatë natës. Përveç shirave, ka pasur edhe vetëtima. Por si do të jetë moti për sot dhe nesër?

Sipas parashikimit të Meteolab, i gjithë territori do të shoqërohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira. Mëngjesi i së shtunës solli rënien e ndjeshme të temperaturave në Veri dhe zonat Lindore por rënie më të lehtë në Qendër-Jug, ndërsa mesdita ul ndjeshëm temperaturat në të gjithë Shqipërinë kur pritet maksimumi 26 -27°C në Ultësirën Perëndimore.

Ndërkohë, dita e diel ruan vlera termike thuajse konstante ne mëngjes por rritje të lehtë ri-sjell mesdita.