Kushtet e papërshtatshme të tregjeve ambulante

    422
    Tregjet ambulante në rrugët e Tiranës janë në një mënyrë skandaloze. Shitet e blihet në mes të katër rrugëve, duke zënë trotuare dhe rrugë, por duke rrezikuar rëndë dhe shëndetin e qytetarëve. Një situatë e tillë është së paku në disa tregje të kryeqytetit. Ne një verifikim të bërë për tregjet kryesore në kryeqytet hasëm tregje jashtë çdo lloj kushti higjenik dhe që në mes të një pluhuri dhe llahtarie të zhurmës. Këtë e vërteton më së miri tregu pranë zonës së “Xhamllikut”, tregu në “Rrugën Bardhyl”, tregu i “Pazarit të Ri”, si dhe tregu ambulant dhe i improvizuar i “Rrugës së Kavajës”. Situata është vërtetë e rëndë. Aty shitet në trotuare, aty ku kalojnë qytetarë për çdo ditë dhe duket se askush nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Edhe pse shet në kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe aspak të volitshme për një treg, një nga tregtarët shprehet se nuk është faji i tij dhe se bashkia nuk ka marrë masa lidhur me gjendjen. “Ne kemi këtu ushqime edhe brenda dyqanit, por e nxjerrim mallin edhe jashtë, më shumë që ta vëzhgojnë qytetarët dhe të blejnë në dyqan. Nuk do ta bëja këtë gjë nëse nuk e bëjnë edhe të tjerët. thotë një tregtar 
    Pak më larg se ky treg gjendet një tjetër treg dhe ky është pranë “Pazarit të Ri”, i cili është mbushur me produkte për shitje dhe nuk ka mbetur thuajse fare hapësirë për të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar ose dhe më keq për ata që banojnë në këtë rrugë, fare pranë qendrës së kryeqytetit. Tregu pranë Rrugës Bardhyl po ashtu paraqitet në gjendje mjaft të mjerueshme. Tregu i “Rrugës së Kavajës” është një kaos më vete, pasi e gjithë rruga në trotuar është mbushur me shitës ambulantë, të cilët shesin produkte ushqimore nga më të ndryshmet dhe fruta, si mollë, banane apo hurma, të cilat pluhurosen në këtë rrugë ku kalojnë shumë automjete, si një rrugë kryesore e Tiranës. Situata thuajse në të gjitha tregjet paraqitet tejet tragjike, teksa mendon se sa në rrezik vihet shëndeti i qytetarëve, pas konsumimit të këtyre ushqimeve, jashtë çdo kriteri frigoriferik apo higjieno-sanitar. 
    Sigal