“I dua tarifat sa Erion Braçe”, “memet” më të bukura nga protesta që po bëjnë xhiron e rrjetit

1321
Sigal

Studentët, tashmë prej 6 ditësh po protestojnë para dyerve të ministrisë së Arsimit, duke kërkuar ulje të tarifave si dhe plotësim të kërkesave të tyre.

Me thirrjet “Nuk ka negociata”, “Ulni tarifat”, studentët kanë refuzuar vazhdimisht dialog me ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama.

Por ajo që vihet re në protestën e tyre masive janë dhe sloganet në formë “memesh”, më të cilat po protestojnë, ku evidentohen shprehje shumë pikante dhe kreative nga abuzimi i pushtetit ndaj tyre.