Studentja i bën komplimentin e veçantë, Princ Harry i kthen përgjigjen epike

99

Ditën e djeshme, Princ Harry, vizitoi Tokyo-n, për “Kupën e Botës 2019” të rugby-t. Pak para se të niste ndeshja midis Anglisë dhe Afrikës së jugut, princi ishte pjesë e një takimi me grupin ‘Paralympic’.

Ai gjithashtu u njoh me disa studentë të shkollave lokale. Nga të gjitha këto aktivitete ai ka publikuar një klip me momentet më të rëndësishme, ku përfshihet edhe çasti kur studentët valvitën flamurin anglez. Ajo çfarë bëri të gjithë të qeshnin ishte reagimi i Harry-t ndaj një komplimenti të një studenteje. Ajo gjeti kurajon ta quante dukën “simpatik”, e ai ju kthye me përgjigjen më gazmore.

“Jam i martuar”, është shprehur Harry duke treguar dhe unazën e martesës. Princi këtë herë ishte i pashoqëruar nga bashkëshortja e tij, por me përgjigjen që dha tregoi se ata ende janë një çift i fortë dhe i dashuruar.