Përflitej për një romancë me Sara Kolamin, reagon Romeo Veshaj

1413
Sigal

Aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj është përfolur për një romancë me një vajzë të njohur të botës së televizionit, pas zërave për lidhjen me këngëtaren Jonida Maliqi.

Thuhet se aktori mund të ketë nisur një romancë të re me moderatoren dhe blogeren Sara Kolami.

Njohja e tyre mund të ketë nisur në ambientet e “Vizion Plus”, ku Romeo moderon emisionin “Treshat” së bashku me vëllain e tij, Donaldin dhe Bora Zemanin.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vetë Romeo, në një postim në Instastory. Ai ka publikuar një pjesë nga filmi, “Rrethimi i vogël”, ku flitet për thashethemet.

“Shpifje, intriga, inate!”

“Ku e dëgjove?”

“Në autobus.”

“Mos u merr me thashetheme shoqja Shegë se do ta pësosh”

“Nuk thashë gjë unë o drejtor, njerëzit flisnin”

Pra me sa duket, fjalët janë thashetheme sipas Romeos dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes!