Nuk ka më vend për dyshime, Jonida kapet e përqafuar me Romeon

541
Sigal

 

Prej kohësh po përflitet se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi dhe aktori  Romeo Veshaj janë në një lidhje.

Dyshja ka preferuar të mos e konfirmojnë lidhjen megjithatë janë postimet nga vende të njejta ato që kanë lënë të kuptohet se ata janë bashkë.

Por në një video të siguruar nga MCN Radio Albania, Jonida Maliqi shihet shumë pranë Romeos.

Ata ndodhen në pishinë, të përqafuar dhe duke kaluar disa momente vërtet romantike të filmuara këto ditë të nxehta.

Tashmë prova se Jonida dhe Romeo janë çift, është këtu dhe nuk e dimë sesi do të reagojnë ata për këtë lajm!

Ndoshta do të vijojnë të mos flasin për jetën private! Gjithsesi pamjet flasin vetë!