Çifti i famshëm drejt altarit, ja detajet e ceremonisë

148

U tha se dasma e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të mbahet në fund të shkurtit,por ç’rëndësi ka dita kur e dimë që do të jetë gjithsesi një super dasmë? Burime pranë dyshes bëjnë me dije se çifti po planifikon ta organizojë dasmën në një vend tropikal dhe me shumë gjasa, goxha larg SHBA-ve.

Si Justin ashtu edhe modelja janë të dhënë pas vendeve me shumë diell, det dhe hapësira gjigande për të festuar pa limite. Në fakt, e gjithë kjo bën sens nëse kthehmi pas dhe kujtojmë fejesën e tyre në ishujt Bahamas.

Në një dasmë e tillë do të ndodhë vërtetë, burime për People thonë se eventi do të duhet të shtyhet sërish për në prill ose maj.

Ndonëse janë zyrtarisht burrë dhe grua prej kohësh, Hailey po punon intensivisht me organizatorët e dasmave sepse ajo ditë duhet të jetë se s’bën perfekte!