Sigal

Nëse keni probleme me pagjumësi atëherë mund të keni probleme me tru, por krejt kjo si pasojë e mungesë së një minerali të rëndësishëm.

Konsumi i një sasie të madhe të kafeinës pas orës 15.00, mungesa e stërvitjeve dhe hormonet e stresit shpesh ndikojnë në humbjen e gjumit.



Por, një studim i fundit tregon se mungesa e magnezit në organizëm është shkaktari që mijëra njerëz të mbesin pa gjumë gjatë natës.

Studimi i ri tregon se magnezi ndihmon në përmirësimin e kualitetit të gjumit për 92 për qind te njerëzit me insomnia.Pagjumësia është një problem global, duke prekur sidomos personat e moshës 30 deri 40 vjeç, por edhe gjysmën e femrave të moshës mbi 65-vjeç.

Ndryshe, janë dy lloje të insomnia, tipi 1 kur ju nuk mund të flini dhe tipi dy kur ju flini mirë, por zgjoheni të paktën një herë gjatë natës.