Veprimet që duhet dhe s’duhet të bëni nëse dikush po kalon një krizë epilepsie

291

Nëse bëhet fjalë për një mik, një të afërm apo për një të huaj që rastësisht po kalon një krizë epileptike para syve tanë, nuk duhet të përfshihemi në panik

Edhe pse është një gjendje që mund të gjenerojë frikë të fortë, sidomos nëse ju ndodh për herë të parë, kriza epileptike në vetvete nuk përbën rreziqe serioze për pacientin, përveç ndonjë rrëzimit të papritur.

Si duhet të sillemi kur dikush po kalon një krizë epilepsie:

Si fillim duhet të ruani qetësinë që të merreni me atë person që ka nevojë për ju.

Nëse personi është përtokë, vendosini diçka të butë (jastëk, peshqir) nën kokë në mënyrë që të zbuten goditjet për shkak të konvulsioneve.

Pasi të përfundojnë konvulsionet (1 ose 2 minuta), lirojini veshjet (kopsat, tokëzën e rripit, zinxhirin) të cilat mund t’i shtypin kafazin e brinjëve dhe rrugët e frymëmarrjes. Vendoseni kokën e tij anash në mënyrë që ta lejoni të marrë frymë më mirë.

Kureshtarët, që me të drejtë janë të shqetësuar, janë gjithmonë pranë personit që është në vështirësi. Por është e nevojshme t’i largoni ata, sepse gjatë rikuperimit të vetëdijes së personit që ka pësuar një krizë epileptike, krijohet një gjendje konfuzioni që mund të zgjasë për minuta të tëra.

Çfarë nuk duhet bërë absolutisht në rast se dikush po kalon një krizë epileptike:

Mos u përpiqni të hapni gojën e pacientit duke i futur gishtat në tentativë për të shmangur kafshimin e gjuhës gjatë konvulsioneve.

Lëreni personin të lirë, pa provuar të parandaloni lëvizjet e pavullnetshme të këmbëve dhe krahëve.

Gjatë krizës, mos i jepni pacientit asgjë për të pirë apo ngrënë ose mos provoni t’i jepni ndonjë ilaç.

Kriza epileptike normalisht kalon brenda 5 minutave.