Spitali Amerikan në Prishtinë realizon për herë të parë rekonstruktimin e Valvulës Aortale

55
Spitali Amerikan në Prishtinë, si lider i shëndetësisë në vend, kohë pas kohe ka dëshmuar që është gjithnjë i pari në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, në këtë mënyrë duke ofruar komoditet dhe shërbim cilësor pacientëve të vet.
Spitali Amerikan në Prishtinë ditën e sotme ka realizuar eksluzivisht për herë të parë në rajon, Rekonstruktimin e Valvulës Aortale me metodën “David Operation”. Kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar nga Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular dhe Dr. Fatos Kojqiqi, kirurg Kardio – Vaskular në Spitalin Amerikan.
David Op është rekonstruktim i valvulës aortale asendente me metodën sipas David Operacion.
Në këtë operim bëhet zëvendësimi i aortës asendente dhe nuk bëhet ndërrimi i valvulës aortale, pra bëhet një konstruktim (riparim) i valvulës aortalë me remplantacion të artierieve koronare në protezë.
Përparësia e këtij operimi shumë specifike. Procedura David Operavion është se pacienti nuk ka rrezik për diseksion (çarje të aortës). Gjithashtu përparësi tjetër shumë e rëndësishme është se pacienti e ka artierien e vet dhe nuk i duhet asnjë medikament që shërben për hollimin e gjakut. Pacienti mund të vazhdojë jetën normalisht, jetëgjatësia e tij është normale.
Operacioni me Procedurën David Op është një ndër operacionet më të vështira të kirurgjisë së valvulës së zemrës. Operacioni David Op zgjatë mesatarishtë 5-6 orë.
Ky operimë (Procedura David OP), kryhet për herë të parë në Kosovë dhe rajon, në Spitalin Amerikan. Ajo që vlen të theksohet është se ky lloj operacioni nuk realizohet në të gjitha klinikat kardiokirurgjikale, madje as në të gjitha klinikat kardiokirurgjike të Gjermanisë, pasi që është procedurë kirurgjikale shumë e vështirë.
Operacioni – Rekonstruktim i Valvulës Aortale me metodën “David Operation” është realizuar me sukses, duke bërë kështu Kosovën, vendin e parë në rajon në të cilin po realizohet ky operim shumë specifik dhe njëkohësisht mjaft i vështirë.
Në Spitalin Amerikan, gjithashtu për herë të parë në Kosovë, Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular, Dr.Arben Koiqiqi, kirurg Kardio-Torakal dhe Dr. Fatos Kojqiq – kirurg Kardio-Torakal kanë realizuar për herë të parë në vendin tonë operacionin në zemër me metodën Off Pump; metodë kjo, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës, pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale.
Spitali Amerikan, përveç këtij suksesi, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu ka realizuar edhe ndërrimin e valvulës mitrale në zemër, ndërhyrje kjo kirurgjikale me një anestezion specifik i quajtur Anestezion Epidurial, ku pacienti gjatë gjithë kohës është i vetëdijshëm dhe komunikon me doktorët. Ekipi profesionist i mjekëve kardiokirurgë vaskular të Spitalit Amerikan, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu kanë kryer operimin me metodën e zëvendësimit të valvulës aortale me protezat Freestyle.
Spitali Amerikan në Prishtinë sjell gjithmonë premierat e ndërhyrjeve kirurgjikale të shëndetësisë botërore në vendin tonë.
Spitali Amerikan është gjithnjë në shërbim të shëndetit të pacientëve të tij, duke sjellë kështu çdo herë fjalën e fundit shëndetësore botërore në Kosovë, në këtë mënyrë kontribon gjithnjë në cilësin dhe përkushtimin ndaj pacinetëve të huaj dhe vendor, të cilët në numër të madh i kanë besuar shëndetin e tyre pikërisht Spitalit Amerikan, duke siguruar shëndetin e tyre cilësor.