Përfshihet nga flakët një banesë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në Tiranë

458
Një banesë në rrugën “Sabaudin Gabrani” është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit M. F dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Sigal

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve, policia po heton për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.