Prof.Assoc. Ilia Larti/ Si të menaxhojmë stresin e përditshëm

722
S`ka njeri që të mos stresohet por ka momente që disa njerëz përjetojnë shqetësime mjaftë të forta dhe me një ndjeshmëri tepër të lartë dhe si pasojë e kësaj gjendje çrregulluese këta njerëz bien nën “kthetrat” e një stresi të fuqishëm.
Ç`është stresi ?
Një pjesë e Psikologëve këshillimor dhe atyre klinikë shprehen se me termin ”stres”, duhet kuptuar dhe nënë kuptuar, reagimet e ndryshme të stimuluara nga faktorët , psikologjikë, fiziologjikë, fizikë dhe socialë. Disa psikologë të tjerë e përkufizojnë stresin si: “një kompleks reagimesh që i shfaqen njeriut kur ndeshet me çdo ndodhi që prish ekuilibrin e tij dhe që sforcon apo kapërcen fuqinë e tij përshtatëse”.
Shkaqet që ndikojnë në përjetimin e stresit..!
Stresi është i pashmangshëm në pjesën më të madhe të jetës së njeriut. Ai është bashkudhëtar, pra një sinonim i jetës së njeriut.
Zakonisht stresi shkaktohet nga ngarkesat: 
Psikologjike, a. Presioni-përpjekjet për të plotësuar dëshirat b. konflikti- shkaktohet kur përjetohen dëshira që nuk pajtohen me njëra tjetrën, pra prirje të kundërta: tërheqje dhe shmangie c. frustacioni- kur personi pengohet të arrijë qëllimin e tij. Frustacinet krijohen nga shqetësimet e jetës së përditshme si; pritjet e gjata, të ndjerit i zhgënjyer, fajtor, i përbuzur, kur urrehesh, ofendohesh, trishtohesh, tradhtohesh, ndjehesh inferior, kur ke moral të dobët, nuk të vlerësohet puna e bërë, nuk shpërblehesh si të tjerët e tej).
Fizike (zhurmat, sëmundjet, temperaturat e tejskajshme, gjendja e dobët shëndetësore, mospërballimi i ngarkesës së punës, ndjeshmëria e mospërballimit e të ftohtit, bezdia që shkakton të nxehtit, mjedisi mbytës që vjen nga tymrat apo lagështia që shoqërohet me myk e tej), 
Fiziologjike, (mos zhvillimi si bashkëmoshatarët/et, aktiviteti I sforcuar seksual e tej) 
Sociale, (humbja e vendit të punës, divorci, vështirësitë financiare e tej)
Pasojat e përjetimit të stresit
Stresi fillon që në trurin tuaj. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Por në tru mund të lindin një sërë çrregullimesh neurologjike. Dëmtimet e trurit mund të dobësojnë shëndetin mendor dhe të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes etje. 
Njeriu percepton dhe vlerëson diçka stresante, me anën e korteksit cerebral, pjesë kjo më e sofistikuar e trurit që realizon të menduarit, i cili menjëherë jep alarmin. Mesazhet urgjente nisen në drejtim të hipotalamusit (një strukturë trunore e vockël në madhësinë e një bizeleje e cila është mjaft e rëndësishme që kontrollon dhe rregullon të gjitha aktivitetet jetike të njeriut si: Urinë, gjumin, dhimbjet, nxitjen seksuale, aktivitetin hormonal, ruajtjen e nivelit normal të funksioneve trupore (rrahja normale e zemrës, presioni normal i gjakut, temperatura normale e trupit e tej.
Hipotalamusit (kjo strukturë e vockël), përfshihet edhe në realizimin e emocioneve, të tilla si: frika, zemërimi, kënaqësia dhe reagimet ndaj stresorëve. Ja pse ai quhet ndryshe edhe qendra trunore e stresit
Stresi është i pashmangshëm në jetë, por ajo tëcilën ne mund tëbëjmëështë tëpërpiqemi ta menaxhojmëatë. Menaxhimi i stresit ështënjëdomosdoshmëri, nëmënyrë qe të mos kemi efekte negative nëshëndetin tonë dhe nëjetën tonë.
Termi stres mbetet një term relativ dhe një situate e cila është shqetësuese për dike, nuk është e tillëpër tëtjerët, p.sh.,njësituate konflikti në punëpër dikë mund të jete stresuese, por nuk është e tillëpër dike tjetërpër te cilin konflikti në punë ka domethënien se gjerat po ndryshojnë.
Sipas eksperteve të shëndetit publik në SHBA, rreth 90% e sëmundjeve vijnë me burim stresin.
Në jetën e përditshme kemi të bëjmë me situata stresuese në këto raste:
• Një kritik e pa bazuar;
• Marrja e një lajmi te keq, pushim nga puna;
• Rastet e fatkeqesive familjare;
• Probleme të ndryshmenë punësi: mos marrja e rrogës, arroganca e drjtuesit;
• Gjendje financiare jo e mirë në familje;
• Probleme me anetarët e familjes;
• Shkeljet e ligjit;
• Kalimet nga një fazë e jetës në tjetren si p.sh. dalja në pension;
• Mos kurimi si duhet i sëmundjeve dhe konsumimi i barnave të skaduara;
• Sorrollatja për të zgjidhur problemet në institucionet shtetërore apo private;
• Komunikimi vulgar, në rrugë dhe sidomos në ambjente publike;
• Rrezikimi dhe teantativat për tu grabitur apo vjedhur, në rrugë e sidomos në transportin urban; 
• Pa drejtësitë për tu punësuar;
• Lajmet e keqia, që jepin mediat
• etje.
Stresi është i pashmangshëm ne jetë, por ajo te cilën ne mund te bëjmë është te përpiqemi ta menaxhojmë atë. Menaxhimi i stresit është një domosdoshmëri, ne mënyrë qe te mos kemi efekte negative ne shëndetin tone dhe ne jetën tone.
Shkalla e stresit është e matshme dhe për këtë qellim ekzistojnë mënyra të ndryshme duke filluar që me këshillimin e një psikologu këshillimor, klinik e deri te një psikiatër, por ndihmesë mund të merrni edhe në faqet e interneti ku mund te plotësosh testet përkatëse dhe nëpërmjet “e-mail-it” mund te marrësh informacion për shkallen stresuese ne te cilën mund te ndodhesh.
Termi stres mbetet një term relativ dhe një situate e cila është stresuese për dike, nuk është e tille për te tjerët, p.sh. një situate konflikti ne pune për dike mund te jete stresuese, por nuk është e tille për dike tjetër për te cilin konflikti ne pune ka domethënien se gjerat po ndryshojnë.
Një stresor është një nxitës ose një ngjarje qe provokon një tension (përgjigje tensionuese) mbi organizëm.
Efektet e stresit 
Nëse do te diskutonim për stresin dhe ne diskutim do te ishim te pastrehuar, atëherë do te arrinim qe efektet e stresit t’i klasifikonim ne dy grupime te mëdha: efekte pozitive dhe efekte negative te stresit.
Efektet pozitive
-Shkalla e përqendrimit tënjerëzve në punë. Njerëzit do te jene me shume te përqendruar nëpunën e tyre, por kjo deri nëmasën e stresit ku nuk ka filluar akoma të bëhet shqetësuespër individin.
-Përkushtim më i madh. Jo vetëmnjerëzit do të jenëmë tëpërqendruar te puna, por edhe përkushtimi i tyre do të jetë më i madh.
-Rezultat financiar më i mirë i ndërmarrjes apo biznesit. Si rezultat i njëpërqendrimi dhe përkushtimi më të madh tënjerëzve ne organizate do të ndikonte pozitivisht ne rezultatin financiar të saj.
Efektet negative
-Ndikon negativisht nëshëndetin tuaj. Efektet negative të stresit shfaqen nëformën e frikës, mllefit, rritje tëadrenalinës, rritje te tensionit ne gjak, ri shfaqje të sëmundjeve të dikurshme, sidomos e tumoreve etj. Të gjitha këto efekte negative shkaktojnë probleme ose dhimbje koke, dhimbje stomaku, infarkt, pagjumësi etj. Stresi shkakton nëkëtëmënyrëdëmtim tëshëndetit te individit.
-Ul rendimentin tuaj ne pune. Stresi deri nënjë mase te caktuar ndikon pozitivisht ne përkushtimin më të madh ndaj punës, por vjen një moment kur efektet e tij janëvetëm negative. Nëkëtëmënyrë stresi kthehet jo vetëm në element problematik për individin, por pasojat e tij mbi produktivitetin individual janë shumë tëmëdha.
Si tëmenaxhojmë stresin !?
Nëjetën moderne, në tëcilënpërpiqemi tëpërshtatemi, ështëgjithnjë e më shumë duke u rritur kërkesapër njohuri dhe aftësipër të menaxhuar stresin.
Menaxhimi i stresit ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të shkallës së shtresimit në të cilën ndodhemi si dhe me ndikimin drejt zvogëlimit të tij.
1-Kujdesuni përfëmijët. Vëmendja dhe kujdesi fillimisht duhet treguar ndaj fëmijëve tëcilëtjanë edhe më tëndjeshëm. Rekomandohet fuqishëm që lajmet të shihen së bashku, ku na del detyra e shmangies sëfëmijëvenga lajmet e këqija.
Njëkohësishtrekomandohet qëfëmijët të mbahen larg emisioneve ose filmave, tëcilëtpërmbajnë mesazhe të fuqishme dhune dhe terrori.
2-Kryeni aktivitet të rregullt fizik. Tregoni vullnet, angazhim dhe vazhdimësi për përgatitjen tuaj fizike (sipas moshës), duke filluar nga vrapi, shëtitjet, ekskursionet, përdorimi i veglave gjimnastikore tej. Gjithashtu, rekomandohen qendrat e shlodhjes në të cilat zhvillohen ushtrime për rregullimin e frymëmarrjes, ushtrime përqetësimin e muskujve, joga, masazhe për trupin etj.
3-Argëtojuni sa më shumë. Dëgjoni muzikë sipas dëshirës apo ju pëlqen, shikoni filma, dokumentarë zbavitës deri dhe deri frekujtimi i teatrit dhe shfaqjeve me humor e tej. Muzika ështënjëmënyrë tëcilënindividët mund ta përdorinpër tu qetësuar dhe për të menaxhuar stresin e tyre.
4-Shmangni ambiente dhe njerëzit e padëshiruar. Gjatë ditës tuaj tëpunëspërpiquni të shmangni njerëzit dhe ambientet në të cilat mendoni se niveli i stresit është e lartë. Përpiquni tëfrekuentoni lokale të qeta dhe që nuk frekuentohet nga njerëz tëcilëtjanë burim stresi nëjetën e përditshme.
5-Menaxhoni kohën tuaj. Duke qenë korrekte dhe tëpërpiktënëpërmjet menaxhimit tëkohës suaj. Asnjë herë nuk do t’ju duhet të vraponi dhe të stresoheni pasi nuk do të jeni tëpërpiktë në orare. Menaxhoni kohën tuaj për detyrat të drejtat dhe interesat të cilat mund t’ju bëjnë më shumë produktivë Një menaxhim cilësor i kohës do të shmangte stresin.
6-Krijoni një stil jeteqë ju përshtatet. Njerëzit duhet tëpërpiqen nëjetën e tyre të zgjedhin atë stil jete qëte jetë më i përshtatshmipër ta. Sekreti qëndron nëvendosmërinë e individitpër t’i qëndruarkëtij stili jete. Përpiquni të dalloni mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjenimënyrat për t’i reduktuar.Do të ishte e këshillueshme që në zgjedhjen e tij, të lihej një kohë e nevojshme për tu qetësuar. Balanconi detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
Sigal