PhD. Anila Kalleshi/ Ushqimet që largojnë stresin

1546
Sigal

1-Selinoja

Ka përdorim edhe si bar popullor për të ulur tensionin e gjakut. Përbërësit e selinos reduktojnë përqendrimin e hormoneve të stresit që shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut. Selinoja përmban vlera ushqyese që qetësojnë, ndër to edhe niacineimide. Një kërcell selinoje para se të flini, mund të përmirësojë edhe gjumin tuaj.

2-Fara luledielli

Ato jo vetëm që janë burim i pasur i potasiumit, por janë të pasura edhe me vitamina B dhe zink, që luajnë një rol të rëndësishëm mbi gjëndrat adrenale. Ka prova që dëshmojnë se gjatë periudhave të stresit, nivelet e këtyre lëndëve ushqimore mund të bien në mënyrë drastike.

3-Orizi kaf

Është një karbohidrat që përthithet ngadalë dhe ngacmon trupin që të çlirojë kimikate, të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, serotoninën dhe norepinefrinën. Ai ju ndihmon të përballoni stresin më mirë duke ju përmirësuar gjendjen e humorit dhe duke ju dhënë shpërthime të qëndrueshme të energjisë.

4-Algat

Hormonet trupore që ju bëjnë të ndiheni mirë, serotonina dhe norepinefrina mund të përftohen edhe nga triptofani dhe L-fenilalanina. Algat përmbajnë rreth 60 për qind proteina dhe tetë aminoacide esencial. Algat kanë një efekt që i jep energji mëlçisë dhe lehtëson largimin e toksinave duke ulur kështu nivelin e stresit në trup.

5-Lakra

Është burim i mirë i vitaminave që largojnë stresin, si A, C, E, beta karotine dhe mineralin selenium. Antioksiduesit e luftojnë efektin dëmtues të radikaleve të lira që trupi juaj i çliron si reagim ndaj stresit dhe ato ndihmojnë gjithashtu për të shndërruar triptofanin në serotoninë, pra luajnë rolin e tyre në përmirësimin e humorit.

6-Bajamet

Janë të pasura me magnez, që është posaçërisht i rëndësishëm për të mbështetur funksionin adrenal, si dhe metabolizmin e acideve yndyrore esenciale. Nivelet e ulëta të magnezit ndërlidhen me gjendje nervoziteti, ankthi, acarimi dhe pagjumësie.

7-Manaferrat

Të zezat janë të pasura me magnez dhe vitaminë C. Pamjaftueshmëria e vitaminës C e dobëson imunitetin tuaj dhe bën që të ndiheni më të stresuar dhe më të lodhur. Burim tjetër ushqimor i vitaminës C dhe magnezit janë luleshtrydhet dhe mjedrat.

8-Farat e susamit

Nevoja për zink rritet gjatë periudhave të stresuara dhe ai është i rëndësishëm për metabolizmin e acideve yndyrore esenciale dhe për prodhimin e serotoninës. Farat e susamit janë një burim i mirë i zinkut.

9-Kastravecët

Në Angli është një shprehje e vjetër ‘e freskët si kastravec’ dhe kjo është krejtësisht e vërtetë për shkak të efektit freskues dhe qetësues që kastraveci ka te gjaku dhe mëlçia. Kur mëlçia është e mirëushqyer dhe nuk është e tejnxehur, ky organ kyç ndihmon për balancimin e hormoneve, përmirëson gjendjen e humorit, e mund stresin dhe siguron shëndet të mirë. Provoni të pini lëng kastraveci dhe selinoje.

10- Shpargulli

Shumë nga elementet që forcojnë mëlçinë, veshkat, lëkurën ligamentet dhe kockat gjenden te shpargulli. Ai ndihmon edhe në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe është i pasur me enzimën antioksiduese glutation, e cila ndihmon që mëlçia të funksionojë si është më mirë për të. Gjithçka që ndihmon pozitivisht te mëlçia juaj ndikon pozitivisht te gjendja e humorit dhe aftësia juaj për të përballuar stresin.

11-Hudhra

Është përdorur prej kohësh për të kuruar ftohjet dhe gripin. Hudhra përmban një kimikat detoksifikues që quhet alicin. Alicina ka fuqi antivirale dhe antimyk, si dhe aftësinë të ulë kolesterolin, tensionin e gjakut dhe të përmirësojë gjendjen e humorit.

12-Avokadot

Këto përmbajnë 14 minerale, të cilat rregullojnë funksionet trupore dhe stimulojnë rritjen. Me vlerë të lartë është përmbajtja e tyre me bakër dhe hekur që ndihmojnë në rigjenerimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe parandalon aneminë e shkaktuar nga kequshqyerja, një faktor i cili shkakton lodhje dhe paaftësi për të përballuar stresin.

 

HIPERTEROIDIZMI

Hipertiroidizmi është një gjendje kur gjëndra tiroide prodhon sasi të mëdha të hormonit tiroid. Tiroidja prodhon hormonin tiroid që kontrollon metabolizmin, e që nënkupton shndërrimin e ushqimit në energji. Gjithashtu ndikon në zemër, muskuj, eshtra dhe kolesterol.
Nëse keni shumë hormon tiroid, kjo mund të bëjë që çdo gjë në organizmin tuaj të funksionojnë më shpejt. Ju mund të humbi peshë shpejt, të keni rrahje të shpejta të zemrës, të djersiteni shumë, ose të ndjeheni nervoz ose në humor të keq. Ose mund të mos keni aspak simptoma derisa të bëni testet për të zbuluar  hipertiroidizmin.
Hipertiroizimi mjekohet me lehtësi. Falë trajtimit, ju mund të bëni një jetë të shëndetshme. Pa trajtim, hipertiroidizmi mund të çojë në probleme serioze të zemrës, eshtrave dhe një sëmundje të rëndë të quajtur stuhia tiroide.

Shkaktarët
Rastet më të shpeshta të hipertiroidizmit i shkakton sëmundja e Graves-it. Te sëmundja e Graves sistemi imun e sulmon gjëndrën tiroide. Tiroidja lufton ndaj saj duke krijuar sasi më të mëdha të hormonit tiroid. Si shumë probleme të tiroides edhe hipertiroidizmi është sëmundje e trashëgueshme.
Ndonjëherë hipertiroidizmi mund të shkaktohet nga ënjtja e tiroides ose rritje të vogla në tiroide të quajtura nodulat tiroide (nyjëzat tiroide).

 

Rreziqet e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë

SËMUNDJET E ZEMRËS

Muskujt djegin më pak yndyrë dhe gjaku rrjedh shumë, shumë ngadalë gjatë qëndrimit ulur. Në këtë mënyrë acidet yndyrore e kanë më lehtë të bllokojnë zemrën.

PANKREASI

Pankreasi është organi që prodhon insulinë, një hormon që mbart glukozë në qeliza për t’i dhënë energji atyre. Por, qelizat në muskuj bosh nuk janë të gatshme t’i përgjigjen insulinës.
Në këtë mënyrë pankreasi vazhdon të prodhojë me tepri, gjë që mund të çojë në diabet dhe sëmundje të tjera.

DEGJENERIMI I MUSKUJVE /MUSKUJT E BARKUT

Kur ju thjesht qëndroni, lëvizni apo edhe uleni drejt, muskujt abdominalë ju bëjnë që të mbani një drejtim të caktuar. Por, kur ju filloni të paloseni teksa jeni duke qëndruar në karrige, këtu muskuj e humbasin aktivitetin e tyre dhe shkëputen nga procesi i tyre. Muskujt e pasmë fillojnë të shtrëngohen dhe të dobësohen njëkohësisht duke formuar kështu një hark në kurrizin tuaj.

PROBLEME ME KËMBËT

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë shkakton qarkullim të dobët të gjakut në këmbë, si pasojë shkakton edhe grumbullim të lëngjeve në këmbët tona. Problemet fillojnë nga fryrja e këmbëve dhe venave e deri te mpiksja e gjakut.

QAFË E TENSIONUAR

Nëse në shumicën e kohës jeni të ulur në një tavolinë pune, qafa juaj është në rrezik të madh. Kryesisht, qëndrimi i qafës shkon përpara. Kjo e çon qëndrimin tuaj drejt një harkimi të rrezikshëm për shëndetin.

DËMTIMI I DISKUT

Njerëzit të cilët qëndrojnë shumë gjatë ulur në të njëjtin pozicion janë në rrezik më të madh për të vuajtur nga sëmundja që shumë herë e quajmë hernie diskale e mesit.
Një muskul i quajtur “psoas” udhëton nëpër zgavrën e barkut dhe kur forcohet, tërheq pjesën e sipërme të mesit përpara. Pesha e sipërme e trupit bën që kockat të fillojnë e të ulen në vend që të shpërndahen përgjatë harkut të shpinës.

 

ARTRITI

Artriti nënkupton inflamim (pezmatim) të nyjave. Inflamacioni është një reaksion natyral i trupit ndaj sëmundjeve ose lëndimeve dhe përfshin ënjtje, dhimbje dhe shtangie. Inflamacioni, i cili mund të zgjatë për një kohë shumë të gjatë ose të rikthehet pas një kohë, mund të çojë në dëmtim të indeve. Nyjat janë vendet ku dy ose më shumë eshtra bashkohen, si bërryli dhe gjuri. Eshtrat në nyje mbulohen me një material të butë, sfungjeror, të quajtur kartilag (kërc), që i mbron eshtrat dhe u lejon nyjave të lëvizin pa dhimbje. Nyjat janë të kufizuara me një cipë të hollë të indit të quajtur synovium. Kjo prodhon një lëng të rrëshqitshëm të quajtur lëngu sinovial, që ushqen nyjat dhe u ndihmon atyre të reduktojnë gërvishtjet. Disa zgjatime (shirita) të fuqishëm, të quajtur ligamente, i lidhin eshtrat njëri me tjetrin dhe ndihmojnë ata të jenë stabël. Muskujt dhe tendinët po ashtu ndihmojnë nyjat dhe ju mundësojnë juve të lëvizni.

Në rastin e artritit, një pjesë në nyjë ose rreth saj inflamohet, duke shkaktuar dhimbje, shtangie dhe ndonjëherë vështirësi në lëvizje. Disa lloje të artritit po ashtu mund të prekin edhe pjesë të tjera të trupit, si lëkurën dhe organet e brendshme. Ka më shumë se 100 lloje të ndryshme të artritit. Disa prej llojeve më të shpeshta të kësaj sëmundje janë:

– Osteoartriti – Ky është lloji më i shpeshtë i artirit. Kjo ndodh kur kërci që mbështjell fundin e kockës tuaj gradualisht zhvishet. Pa mbrojtjen e kërcit, kockat fillojnë të prekin me njëra-tjetrën dhe ky fërkim mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje. Osteoartriti mund të prekë çdo nyje, por më së shumti i prek duart dhe nyjat që mbajnë pesha të mëdha si gjunjët, ijën (legenin) dhe unazat e shpinës. Osteoartriti zakonisht ndodh kur kërci dëmtohet ose degjenerohet me kalimin e moshës ose për shkak të përdorimit të tepruar. Për këtë arsye, osteoartriti ndonjëherë quhet edhe sëmundja degjenerative e nyjave.
– Artirti reumatoid – Ky lloj artriti është sëmundja që zgjatë më së shumti dhe e cila prek nyjat në çdo pjesë të trupit, përveç shpinës dhe më së shumti përfshin duart, kyçet e duarve dhe gjunjët. Në rastin e artritit reumatoid, sistemi imun (sistemi mbrojtës i organizmit) gabimisht sulmon veten dhe shkakton ënjtje të shtresës mbrojtëse të nyjave. Inflamimi më pas shpërndahet në gjithë nyjën dhe mund ta dëmtojë kërcin dhe ashtin. Në rastet më të shpeshta, artriti reumatoid mund të prekë edhe zona të tjera të trupit, si lëkurën, sytë, mushkëritë, dhe nervat.

– Podagra – Podagra është një sëmundje e dhimbshme e cila ndodh kur trupi nuk mund ta eliminojë një substancë natyrale të quajtur acidi urik. Sasitë e tepruara të acidit urik formojnë kristale në formë të gjilpërave në nyje të cilat shkaktojnë shtangie dhe dhimbje. Podagra më së shpeshti prek gishtin e madh të këmbës, gjurin, dhe nyjat e dorës. Edhe pse shkaktarët e saktë të artirit mund të mos dihen, ka disa faktorë rreziku për artritin. Faktorët e rrezikut të artirit janë:

Mosha – Rreziku i zhvillimit të artritit, veçanërisht osteoartritit, rritet me rritjen e moshës.

Gjinia – Në përgjithësi artriti prek më së shumti femrat se sa meshkujt.

Mbipesha – Të qenit i mbipeshë shton stresin në nyjat që mbajnë peshën, duke rritur konsumimin, dhe duke shtuar rrezikun për artrit, veçanërisht osteoartrit.

Faktorët e punës – Disa punë kërkojnë lëvizje të përsëritura ose bartjet e peshave të mëdha mund të shkaktojnë presion në nyje dhe t’i dëmtojnë ato, që mund të çojë në artrit, veçanërisht në osteoartit.

Simptomat

Llojet e ndryshme të artriti kanë simptoma të ndryshme dhe ato ndryshojnë edhe nga njëri person te tjetri. Osteoatrtiti në përgjithësi nuk shkakton simptoma jashtë nyjës. Simptomat tjera të artritit përfshijnë lodhje, temperaturë, puçrra dhe shenjat e pezmatimit të nyjave, përfshirë: dhimbje, ënjtje, shtangim, ndjeshmëri, skuqje, ngrohtësi. Qëllimi i mjekimit të artritit është të qetësojë dhimbjet dhe të rrisë lëvizshmërinë dhe fortësinë e nyjave. Opsionet e mjekimit përfshijnë barna, ushtrime, kompresa të nxehta/ftohta, përdorim të mbrojtësve të nyjave dhe ndërhyrje kirurgjike. Mjekimi mund të përshijë edhe kombinim të disa prej këtyre metodave.