Më shumë se 100 gazra toksike çlirohen nga bateritë e telefonave

476
Sigal

Shkencëtarët
kanë lajmëruar se dhjetëra gazra të rrezikshme janë duke u lëshuar nga bateri
që gjenden në miliarda pajisje të konsumit, si telefona të zgjuar dhe tableta.

Ekipi ka identifikuar më shumë se
100 gazra toksike lëshuar nga litiumi-jon i baterive, duke përfshirë monoksidin
e karbonit, i cili mund të shkaktojë irritime të forta të lëkurës, syve dhe
hundës dhe të dëmtojnë mjedisin më gjerë.

“Në ditët e sotme, baterit
litium-jon janë duke u promovuar në mënyrë aktive nga shumë qeveri në të gjithë
botën. Bateria litium-jon është përdorur nga miliona familje, kështu që është e
domosdoshme që publiku në përgjithësi të kuptojnë rreziqet që qëndrojnë prapa
këtij burimi të energjisë”, tha Jie Sun, autori kryesor dhe profesor në
Institutin e Mbrojtjes NBC.

Pothuajse 20.000 bateri litiumi-jon
u ndezën në pikën e djegies në studim, duke shkaktuar shumicën e pajisjeve të
shpërthejnë dhe të gjitha të lëshojnë një sërë gazrash toksike.

Hulumtuesit planifikojnë për të për
të përmirësuar sigurinë e litium-jonit të baterive në mënyrë që ato mund të
përdoren në automjetet elektrike në të ardhmen në mënyrë të sigurt.