Kamomili për një jetë të shëndoshë dhe të gjatë

472
Kamomili përveçse është qetësues, shpesh ndihmon në tretje, por së fundmi është zbuluar se nëse një filxhan me çaj kamomili pihet çdo ditë, zgjat jetën. Është kjo ajo që ka zbuluar një ekip studiuesish amerikan të Universitetit të Texas, i publikuar në revistën shkencore “The Gerontologist”.

Rezultatet e studimit treguan se pirja çdo ditë e një filxhani çaj kamomili, redukton në masën 29% rrezikun e vdekjes së parakohshme, krahasuar me ata persona që nuk e kanë pirë një pije të tillë. Në studim u përfshinë 1677 meshkuj dhe femra, të cilët u mbajtën nën kontroll për shtatë vjet.

Në përfundim të studimit u zbulua se kamomili jo vetëm që ndihmonte për të zgjatur jetën, por ka efekte edhe për të luftuar mikrobet dhe inflamacione të ndryshme, përveçse është një antioksidant natyral .