Ja si ti kurojmë sëmundjet e mushkërive në dimër me receta popullore  

1546
Sigal

Duke ngrënë karota të freskëta, së paku 2 herë në ditë, rreziku nga kanceri në mushkërinë e bardhë ulet në masën 60 për qind

Janë sëmundjet që më së shumti sulmojnë në dimër. I ftohti konsiderohet një ndër shkaktarët kryesorë të patologjive të mushkërive. Me ardhjen e stinës së ftohtë shtohen shumë rastet me infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Por, ato që ndeshen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Infeksioni i mushkërive, në terma shkencorë, njihet si pneumonia dhe shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga infeksione bakteriale që në stinën e dimrit gjejnë më shumë terren për tu zhvilluar në organizëm. Shkak nuk bëhen vetëm temperaturat e ulëta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit. Këta dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Përveç shkaqeve natyrore që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindërit e tyre. Në këtë rast sëmundjet e mushkërive (të bronkiteve) quhen të hershme dhe është më e vështirë për t’i diagnostikuar. E njohur ndryshe në gjuhën popullore si ftohja, bronkopneumonia shoqërohet me kollë të fortë, bllokim të mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes dhe në ndonjë rast me bllokim të kordave zanore. Në disa raste, konsiderohet nga pacientët si një sëmundje jo fort e rrezikshme, por ajo çon deri në marrjen e jetës.

 Pneumotoraksi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf