Ja si të shpëtoni nga fryrja e barkut dhe kilogramët e tepërt

160

Fryrja e barku është një problem me vete. Rrobat të rrinë keq, ndihesh
e avashtë dhe dikush mund të mendojë se je 3 muajsh shtatzënë. Ka disa truke
për t’i shpëtuar këtij problemi, edhe pse disa prej tyre mund të jenë humbje
kohe. Por, për fatin tuaj të mirë, ekspertët kanë zbuluar se cilat nga këto
truke duhet të shmangni, cilat duhet t’i ndiqni me kujdes dhe cilat janë të
sigurta për t’i shpëtuar fryrjes së barkut. Më poshtë do t’i gjeni të renditura
nga ato më pak efikase deri ato më të mirat.

 

 

Shmangni ushqimet që shkaktojnë gazra

 

Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë gazra ose konsumimi i tyre me limit
është mënyra më e mirë për të luftuar fryrjen e barkut. Këtu fillojmë që me
karbohidratet, si buka  e bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat, torta, po
ashtu me perimet si brokoli, lulelakra etj. Në vend të tyre konsumoni ushqime
të pasuar në proteina, me pak yndyra, si kos, peshk etj.

 

Konsumoni erëza qetësuese

Mundohuni të kufizoni ushqimet me piper të zi, spec djegës, salcë
domatesh, uthull molle, qepë, mustardë, salcë djegëse, pasi të gjitha këto
rrisin acidet në stomak dhe shkaktojnë refluks acidik. Në vend të tyre zgjidhni
erëza qetësuese, si xhenxhefil, Shafran Indie, kanellë, mente etj.

 

Hani shpesh dhe nga pak

Ngrënia shumë shpejtë, përtypja e çamçakëzit, pirja me pipëz etj, të
gjitha këto bëjnë që ju të thithni me shumë ajër.  Ajri i tepërt kalon në
stomak, tek zorra e hollë dhe e trashë, duke shkaktuar kështu fryrje barku dhe
gazra. Për të shmangur një gjë të tillë, qëndroni larg këtyre veseve.

 

Gjumi i mirë

Fjetja mjaftueshëm, 7-9 orë në natë, ndihmon në normalizimin e
funksionimit të zorrëve dhe parandalon kapsllëkun, duke minimizuar kështu
fryrjen e barkut.

 

Mbështjellja e trupit

Shumica e
njerëzve mendojnë se mbështjellja e trupit është një mënyrë e lehtë për hequr
dhjamin e tepërt në bark. Ky trajtim përfshin mbështjelljen e pjesës së belit
me qese plastike dhe mbajtja ashtu për një kohë të gjatë. Edhe pse disa njerëz
betohen për të, nuk ka të dhëna që ajo funksionon vërtetë, thonë ekspertët.
“Sigurisht që do të humbisni përmbajtje të ujit nga djersa, por trupi
transporton sërish lëngje aty ku ka mungesa”.

Me pak
fjalë: do të vini re një farë efekti brenda 1-2 orësh, por vetëm kaq