Sigal

Me ushqimet e duhura ju do të ndiheni të ngopur, ndërsa formën tuaj fizike do ta arrini pa shumë stres.

Uria e madhe mund të lidhet me një dietë të gabuar. Transformojini zakonet tuaja të këqija, sepse kështu pasja e një forme të duhur trupore do të bëhet më e lehtë. Kur ne e ushqejmë trupin por edhe mendjen në mënyrë strategjike ndihemi më mirë, na ulet ankthi dhe zbulojmë një mirëqenie të re: ja se si t’ia dilni.

Është uri apo…?

Përpara se të përfundoni duke ngrënë produkte dyqani ose të konservuara, pini një gotë ujë dhe reflektoni: është apo nuk është uri e vërtetë? Duhet të dini se në periudhat e stresit dominon uria nervore ose e mendjes. Për të mos përdorur ushqimin si ngushëllim, dëgjoni muzikë ose kërceni, pra lërini hapësirë këtyre lloj emocioneve.

Më shumë fibra

Drithërat, bishtajoret dhe frutat janë shumë të pasura me fibra: shtrojini ato në tryezë në vaktet më kryesore të ditës. Ato do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur duke ju larguar urinë. Ndërkohë, mos harroni se buka e prodhuar me miell të bardhë nuk është aspak e mirë nëse doni të luftoni urinë e vazhdueshme. Majaja dhe yndyrat e bëjnë atë jo të shëndetshme.

Mos harroni mëngjesin

Zakonisht kapuçino me një kroasant jua mbush syrin për mëngjes, por gjithsesi rrezikoni që vetëm pas pak orësh të ndiheni të uritur. Mëngjesin është e mira ta konsumoni në shtëpi, ndërsa më pas mund të shkoni tek i njëjti bar për të pirë një kafe ose një suko.

Ecni

Kur e ndieni nevojën për ëmbëlsira apo ushqime të pashëndetshme, dilni për një ecje 15 minutëshe. Një studim ka treguar se njerëzit që kanë ecur përpara se të hanë çokollatë, kanë konsumuar gjysmën e kalorive më pak se ata që nuk kishin ecur.

Aromat

Nuhatja e aromave të këndshme mund ta reduktojë urinë dhe më të mirat janë dëshmuar aromat e portokallit dhe vaniljes, sepse ato ndikojnë në dëshirën për ëmbëlsira. Aroma e jaseminit është dëshmuar se redukton dëshirën për çokollatë, ndërsa menta e ndalon plotësisht oreksin.

Mollët

Përmbajtja e mollës ndikon në zbutjen e urisë. Mollët po ashtu vënë në lëvizje hormonet që ndikojnë në oreksin tuaj dhe nuk ju lënë të teproni me ushqim.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është konsideruar i dobishëm për të larguar dëshirën e ngutshme për të ngrënë më shumë, edhe pse mund të ketë kaluar shumë pak kohë nga vakti i fundit. Sipas ekspertëve, katekina, e cila ndodhet në çajin jeshil, pengon transportimin e glukozës në qelizat yndyrore dhe në këtë mënyrë ngadalësohet edhe rritja e nivelit të sheqerit në gjak.