I shpëtojnë jetën 10 ditë pas lindjes, kishte tumor sa 10 fishi i zemrës

511
Edhe para lindjes tumori i shtrëngonte zemrën dhe mushkëritë. Pas ndërhyrjes së parë, kur ishte ende në barkun e të ëmës, të voglës iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të dytë 10 ditë pasi kishte lindur Kirurgët arritën ti shpëtojnë jetën.
Ndërhyrja kirurgjikali ndodhi në fillim të Nëntorit në Milano të Italisë, në Poliklinikën via Sforza. Është historia e Miriam (emër imagjinar) e lindur parakohe më 23 tetor me një formë të rrallë tumori mashkull i cili ishte rritur rreth zemrës dhe mushkërive që kur fëmija ishte në bark.
Tumori shtrëngonte gjithnjë e një shumë duke penguar gjakun që të qarkullonte dhe organet e tjera të zhvilloheshin si duhet. Në spital thonë se ishte një rast i rrallë që dy kirurgët, të cilët u kujdesën, për jetën e vogëlushes nuk e kishin hasur në 30 vitet e karrierës së tyre Operacioni i parë u krye në muajin e 5-të të shtatzanisë. Pak kohë pas zbulimit falë ekografisë.
Masa tumorale do të kishte shkaktuar shumë dëm pasi pak nga pak po rrethonte zemrën dhe mushkëritë duke i shtrënguar si me darë. Më pas lindja me operacion në javën e 34- të shtatzanisë. Është përdorur një procedurë e veçantë që quhet “Exit”.
Fëmijë është nxjerrë nga mitra vetëm pjesërisht, duke ruajtur lidhjen me placentën dhe kordonin e kërthizës: Një lloj ‘qarkullimi jashtë trupor’ natyral, i cili i lejoi fëmijës të marrë frymë. Tumori shtypte mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes dhe rreziku ishte se nëse do ta nxirrnin menjëherë nga mitra fëmija nuk do të arrinte të thithte oksigjen mjaftueshëm.
Më pas ndërhyrja e dytë më 3 nëntor, operacioni zgjati 2 orë dhe u mundësua heqja e masës tumorale. Mjekët kanë arritur të heqin masën që rrethonte zemrën dhe tashmë e vogla është shërura dhe brenda pak ditësh do të dalë nga spitali
Sigal