Frutat e stinës ju mbrojnë nga diabeti, gastriti dhe dëmtimet e enëve të gjakut

567
Sigal

NXITËSIT E OREKSIT NË GUSHT / Kura popullore me kumbulla, rrush dhe pjepër. Ja mënyrat si duhet t’i konsumoni

Kumbullat (ose bojëvishnja) e kanë kohën nga qershori në shtator. Kumbulla ngjyrë blu (e njohur ndryshe si kumbulla e zezë) dallohet nga kumbullat e tjera (të verdhat, të kuqet, të gjelbrat) pikërisht për sasinë e madhe të antioksidantëve që gjenden kryesisht në lëkurën e saj. Veprimi i antioksidantëve është edhe më i lartë nëse kumbulla është e freskët dhe e pjekur mirë (pra nuk është shumë e fortë dhe e thartë). Kumbulla e freskët është një frutë me veprim diuretik dhe pastrues. Këto vlera i detyrohen faktit se 85% e përbërjes së saj është ujë. Përveç kësaj, kumbulla është e pasur me shumë minerale (përmban shumë kalium, magnez, fosfor).