Çaji që lufton qelizat kancerogjene dhe mbron zemrën

533
Sigal

Çaji përdoret si ilaç tashmë prej shekujsh. Tani shkenca moderne zbulon atë që njerëzit në Kinë dhe nëpër botë tashmë e dinë që një kohë të gjatë: çaji është i mirë për ju.

Parandalon kancerin
Çaji i bardhë ndoshta posedon forcën për luftë kundër qelizave kancerogjene dhe shumë llojeve të ndryshme të kancerit, siç është ai i zorrës së trashë, prostatës dhe stomakut. Flavonoidet, një lloj i antioksidantëve, zvogëlojnë rritjen e qelizave të kancerit dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave të reja. Në disa raste, çaji i bardhë ka pasur sukses si edhe ilaçet me recetë, por pa efekte anësore.

Tensionin e ulët të gjakut
Studimet tregojnë që çaji i bardhë mund të përmirësojë funksionimin e artereve. Ndihmon në uljen e tensionit të rritur të gjakut. Pasi që ndihmon enët e forta dhe të shëndetshme të gjakut, çaji i bardhë mbron nga sulmi shkatërrues i trurit.

Nivelet më të ulëta të kolesterolit
Katekinet, grupi tjetër i antikoksidantëve, zvogëlojnë kolesterolin, ndërsa çaji i bardhë është përplot me to. Kolesteroli është lloj i veçantë i yndyrave të nevojshme për shëndetin. Ekziston kolesteroli i mirë dhe i keq, ndërsa çaji i bardhë rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe zvogëlon nivelin e të keqit.

Mbron zemrën
Çaji i bardhë mbron zemrën dhe tërë sistemin e qarkullimit të gjakut. Hulumtuesit po ashtu kanë zbuluar që njerëzit të cilët pinë 2 ose më shumë filxhanë çaj në ditë kanë gati 50 për qind probabilitet më të vogël që do të vdesin pas sulmit në zemër. Çaji i bardhë është në të vërtetë eliksir i jashtëzakonshëm për zemër.

Forcon eshtrat
Studimet zbulojnë që njerëzit të cilët kanë pirë çaj rregullisht kanë pasur dendësi më të madhe të eshtrave, për dallim nga ata që nuk kanë pirë. Çaji i bardhë po ashtu mund të ketë efekte pozitive tek të sëmurët nga artriti dhe osteoporoza.

Ka efekt antibakterial dhe antivirusal
Çaji i bardhë është vrasës natyral i baktereve dhe viruseve. Antioksidantët mbrojnë tërë sistemin e imunitetit, duke ofruar mbrojtje nga një varg i gjatë i sëmundjeve, transmeton Koha.net. Parandalon ftohjen dhe gripin, ndërsa mund të lehtësojë edhe simptomat e atyre që janë të sëmurë me HIV.