Çaji i mollës dhe sëmundjet që parandalon

491
Sigal

Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një
nga më të mirët që ekziston. Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo
vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve
dhe uthullës.




Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të
pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.




Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon
formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga
verdhëza.




Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër
ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky
çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.


Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet
që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të thara të përdoren gjatë
vitit.




Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës
përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë
dhe pastrimit të veshkës.