Biskotat nuk janë “aq të mira” sa duken

126

Ndonëse janë të ëmbla dhe nga më të preferuarat, biskotat rezultojnë të jenë shumë të dëmshme për shëndetin. Një fakt i tillë ndodh për disa arsye.

Biskotat përmbajnë vaj palme që ka 100% yndyra dhe ndikon në rritjen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ato gatuhen me miell të ndryshëm dhe kjo ndikon shumë keq në nivelin e sheqerit në gjak, zemër dhe tretjen.

Ndërkohë në një studim të vitit 2013 thuhet se të ngrënit biskota shkakton të njëjtën kënaqësi që jep konsumi i lëndëve të dëmshme dhe të ndaluara, prandaj nuk do e kuptoni kurrë kur duhet të ndaloni dhe do hani pa vetëdije.

Shumica e biskotave kanë përmbajtje të lartë kripe dhe rrisin rrezikun e problemeve me shëndetin.