Sigal

Celulitet ju janë shfaqur dhe ideja e mbërritjes së stinës së nxehtë ju bën ta ndjeni veten keq për këtë fakt? Tashmë veshjet e lehta mund të bëjnë që t’ju duken këto defekte shpesh të pashmangshme? Gjithsesi, me pak optimizëm filloni e bëhuni gati. Mënyrat janë të shumëllojta. Dhe po të përpiqeni do të gjeni një zgjidhje. Por kësaj here ne do t’ju tregojmë sesi mund t’i shpallni luftë celulitit me frutat dhe perimet e stinës. Një vrap te dyqani më i afërt…

Ilaç kundër celulitit?

Një kile fruta në ditë

Fruta dhe perime sipas dëshirës dhe celuliti do të shndërrohet në një kujtim të pakëndshëm. Të dhënat flasin qartë: liposclerosa (termi mjekësor) shkaktohet në rreth gjysmën e popullsisë në 95% të rasteve gjendet te gratë dhe në 5% të burrat. Vetëm pak kohë nga plazhi dhe prova e kostumit të banjës nuk është më larg. Kështu, të gjitha gratë që duan të shijojnë detin duhet të nisnin menjëherë me një dietë të përshtatshme për të arritur formën e duhur.

Fruta dhe perime me bollëk

Jo sheqer, qumësht dhe biskota për mëngjes…

Është këshillë për të luftuar celulitin duke pasur rezultate të dukshme nga tani e deri në qershor.  “Shëndeti në pjatë” ka qenë një takim specialistësh të fushës së estetikës, strategjia për të luftuar celulitin me rezultatet të dukshme në 10 ditë, ka të bëjë mbi të gjitha me ngrënien e frutave dhe perimeve me bollëk, me ngjyra, të freskëta, të stinës. NJË kilogram plot dhe të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës.

Ekspertët këshillojnë përzierjen e frutave në një sallatë të freskët për shembull duke kombinuar një gjysmë molle me katër manaferra, tre thela nektarinë ose gjysmë molle dhe tre – katër kokrra rrush të zi dhe të bardhë. Për mëngjes as qumësht aq biskota e as ëmbëlsira të tjera.

Dreka, një pjatë makarona që nuk duhet të jetë e kombinuar me të skuqura. Nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet në sasi. Po ashtu edhe në darkë. Kurse pastat duhet të paraprihen gjithnjë nga një pjatë e mirë me perime të stinës.

Sipas doktor Antonio Baccit, docent në mjekësinë estetike në Universitetin e Sienës, gjatë takimit “Shëndeti në një pjatë “: “10 ditët e para shohim efekte të ndjeshme, për 30 ditë një përmirësim të dukshëm dhe nga tani e në gusht (kur është edhe koha kur shumica niset për pushime) rezultatet do të jenë ato që shpresohen me këtë dietë që ul aciditetin dhe shfryn indet”.

Por cila është saktësisht dieta?

-1 kg. fruta në 5 vakte

-Përzieni në një sallatë , mollën, nektarinën, rrushin…

-Zëvendësoni qumështin dhe biskotat e mëngjesit me një fetë buke

-Mbylleni ditën me perime