Algat, vlerat e panjohura të një ushqyesi natyror

553
Prej shekujsh, algat kanë qenë bazë e ushqyerjes së Europës Lindore dhe së fundmi edhe Perëndimi ka zbuluar të mirat e tyre. Ato janë antiinflamatore, stimulojnë kujtesën dhe përmirësojnë sistemin imunitar 
Algat janë organizma vegjetalë shumë të thjeshtë dhe luajnë rol thelbësor në ekosistemin detar. Prej shekujsh me radhë, ato janë në bazë të ushqyerjes së Europës Lindore për shkak se janë të lehta dhe mund ta vënë metabolizmin në lëvizje, por kohët e fundit edhe Perëndimi ka zbuluar cilësitë e tyre të dobishme.
Janë të pasura me minerale, vitamina, antioksidantë dhe arrijnë të reduktojnë rrezikun nga sëmundjet kronike.
Ekzistojnë lloje të ndryshme si Wakame, Kombu, fasulet e detit, Agar dhe të gjitha përmbajnë një sasi të lartë të acideve të mira të yndyrshme, pra Omega3.
Algat e detit përmbajnë natrium, kalcium, klor, kalium, jod, hekur, bakër, zink dhe selen. Po ashtu janë të pasura edhe me materie të tjera që nxisin funksionet e trurit: vitamina C, B12 dhe karoten, si dhe acide yndyrore linoleinike dhe alfa-linoleinike.
Përveçse përmirësojnë memorien dhe përqendrimin, algat ulin nivelin e kolesterolit në gjak, ndikojnë në mënyrë të dobishme në metabolizëm dhe forcojnë dhëmbët, flokët dhe eshtrat. Përdoren si shtesë në ushqime, të freskëta apo të ziera.
Mund të blihen në të gjithë dyqanet ushqimore. Mund të gatuhen të ziera, me avull, të marinuara, por edhe të skuqura. Ato mund të gjenden edhe në formën e kapsulave në farmaci, ose në dyqane me produkte bimore.
Alga e gjelbër, më e përdorshmja
Përmban të gjitha mikroushqimet dhe substancat ushqimore që njihen, në formën më të ekuilibruar biologjike. Në mënyrë të veçantë janë të pasura me proteina (60%) që asimilohen shumë shpejt dhe lehtë nga organizmi. Kanë në përbërje peptid, minerale, enzima aktive dhe pigment.
Harmonizon proceset fiziologjike dhe biologjike në organizëm. Kanë një përqindje aminoacidesh më të lartë se ajo e mishit të viçit dhe e sojës. Ky mikroorganizëm është burimi më i fuqishëm i betakarotenit, i vitaminës B12 dhe i klorofilit.
Raporti i vitaminave është në harmoni të përsosur me biokiminë e organizmit njerëzor, duke bërë të mundur asimilimin e gati 100% të saj. Në veçanti është e pasur me vitaminat e grupit B, B2, B6 dhe B12 që shndërrojnë glukozën në energji. Ndërsa vitamina C e pranishme në këtë algë, ndihmon organizmin në absorbimin e hekurit.
Më poshtë janë arsyet se pse duhet të konsumojnë alga:
Bëjnë të mundur funksionimin e duhur të zorrëve
Algat përmbajnë polifenol, substanca që e bëjnë këtë bimë më të fortë dhe që në trupin e njeriut veprojnë shumë pozitivisht në florën bakteriale të zorrëve. Falë algave, ju mund të luftoni stresin oksidativ (që vjen prej aciditetit kryesisht në stomak).
Rregullojnë insulinën
Algat janë të pasura me karotenoide, si fukoxantin dhe zeaxantin. Këto stimulojnë mitokondritet, pra qendrat energjike të qelizave dhe rregullojnë sasinë e insulinës së prodhuar nga trupi.
Përmirësojnë sistemin imunitar
Ky ushqim i veçantë arrin të përmirësojë funksionimin e sistemit imunitar falë fukoidanëve, polisakaridëve të pasur me squfur. Ngrënia e algave mbron sistemin imunitar.
Janë antiinflamatore
Ashtu siç u tha, algat janë të pasura me acide të yndyrshme. Omega 3 kanë një veprim të fuqishëm antiinflamator dhe ndër të tjera arrijnë të luftojnë plakjen e parakohshme të qelizave.
Ilaç i vërtetë për kujtesën
Algat përmbajnë një sasi të madhe omotaurine, aminoacid i cili mbron neuronet. Janë një ilaç për kujtesën dhe për më tepër favorizojnë funksionet njohëse.
Sigal