ALARMI/ Po vjen apokalipsi i antibiotikëve, rreziku më i madh që i kanoset njerëzimit

804
Disa shkencëtarë, gjatë mbledhjes së Shoqërisë Amerikane të Mikrobiologjisë, raportuan se kanë zbuluar një trend shumë alarmues. Ata zbuluan se bakteriet që përmbajnë genin ‘mcr 1’- të cilat arrijnë t’i rezistojë antibiotikut kolistinë – është shpërndarë në mbarë botën me ritme shumë të shpejta, që prej zbulimit të tij para 18 muajsh. Në një zonë të Kinës, u zbulua se 25% e pacientëve në spitale, tashmë e mbartin këtë bakter.
Kolistina njihet si “alternativa e fundit”. Në shumë vende të botës, doktorët e përdorin kur pacientët nuk reagojnë ndaj asnjë antiobiotiku tjetër. Tashmë rezistenca ndaj “antibiotikut të fundit” është përhapur në të gjithë botën.
Sally Davies, shefja e shëndetësisë në Britani, u shpreh se “bota po përballet me apokalipsin e antiobiotikëve”. Nëse nuk ndërmerren hapa emergjentë për të ndaluar rezitencën ndaj antibiotikëve, apo për të krijuar antibiotikë të rinj më të fuqishëm, mund të kthehemi në ditët kur njerëzit vdisnin në operacioni rutine apo infeksione të lehta.
Shkencëtarët thonë se ky është një nga rreziqet më të mëdha që i kanoset njerëzimit. Në një botë ku ka rezistencë ndaj antibiotikëve, mjekësia moderne nuk mund të funksionojë. Përshembull, në rastet e transplanteve, sistemi imunitar i pacientit duhet të ndalet në mënyrë që të mos refuzojë organin e ri. Kjo i lë pacientët të ekspozuar ndaj infeksioneve, prandaj doktorët përdorin medikamente për të luftuar infeksionet. Në të ardhmen, kjo nuk do të jetë e mundur.
Edhe në operacionet rutinë, siç është përshembull heqja e apandesitit, do të bëhen shumë të rrezikshëm. Nëse nuk ka antibiotikë për të mbrojtur pacientët, atëherë ata do të vdesin prej infeksioneve. Bota mund të kthehet tek të njëjtat rreziqe që ekzistonin përpara vitit 1928, kur Aleksandër Fleming, shpiku penicilinën.
“Operacionet rutinë, lindjet cezariane apo kimeoterapia do të jenë mjaft të vështira dhe të rrezikshme” u shpreh Jonathan Pearce, drejtori i repartit të infeksioneve. “Infeksionet nga më të lehta do të jenë vdekjeprurëse”, tha ai.
Ka disa arsye që e kanë sjellë këtë fenomen. Njëri prej tyre, është përdorimi i tepërt i antibiotikëve edhe kur nuk janë të domosdoshëm. Mjekët, sidomos në perëndim, kanë tendencën të japin receta që përmbajnë antibiotikë, edhe pa arsye. Nga ana tjetër, kompanitë farmaceutike nuk kanë arritur të prodhojnë antibiotikë që i përshtetn kohës që jetojmë.
Në shumë shtete, fermerët përdorin antibiotikë të shumtë. Përshembull shumë fermerë që rrisin peshq në rezervate, përdorin antibiotikë, të cilët më pas kalojnë në lumenj. Kjo ndodh shpesh në Azi. Në lumin “Gagnes”, u mat niveli i antibiotikëve, dhe u pa se ai ishte i ngjashëm me sasinë e antibiotikëve në gjakun e një personi që trajtohet me antibiotikë. “Kjo është alarmante” u shpreh Davies.
Shifrat e vdekjeve nga rezistenca ndaj antibiotikëve janë të frikshme. Në ditët e sotme, rreth 700 mijë persona vdesin çdo vit nga ky fenomen. Në të ardhmen kjo shifër do të arrijë në 10 milionë persona.
Ky shqetësim i madh do të jetë në fokus të një konference që do të mbahet në Berlin këtë javë. Në konferencë do të marrin pjesë shkencëtarë, zyrtarë të shëndetësisë nga vende të ndryshme, shefa të kompanive farmaceutike dhe politikanë. Qëllimi i kësaj konference do të jetë të përshpejtojë veprimin, për të ndaluar përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.
Sigal