Akuzat e PD për pacientet me hemofili, QSUT: Ja e vërteta

569
Sigal

Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” ka reaguar pas akuzave të PD se 300 pacientëve me hemofili u rrezikohet jeta, pasi mungojnë ilaçet që shërbejnë për mpiksjen e gjakut. Përmes një deklarate QSUT thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi pacientet me hemofili trajtohen rregullisht.

“Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” sqaron opinionin publik për deklaratën e publikuar sot ne media lidhur me mungesën e medikamentit “faktor” 7,8 dhe 9, te cilët shërbejnë për mpiksjen e gjakut tek te sëmuret me hemofili, se nuk ka asnjë te vërtetë lidhur me këto mungesa.

Faktori 7, 8 dhe 9 është shpërndare dhe vazhdon te shpërndahet për pacientet qe kane nevoje për te, sipas përshkrimeve ne receta te mjekeve hematologe ne QSUT. Këto deklarata te pavërteta përveçse dezinformojnë opinionin publik, hedhin balte edhe mbi punën tone te përditshme ne shërbim te pacienteve”- thuhet nga QSUT.