Zvicra: Nisin procedurat për rivendosjen e vizave

492
Sigal

Media “Corriere Del Ticino”: Kërkohet interpelancë në Këshillin Federal

Zvicra nis diskutimin për rivendosjen e vizave për shqiptarët

Kush do ta merrte me mend, që në vend të integrimit të Shqipërinë në 2019, shtetet kryesore të Evropës, sikurse Holanda, Zvicra dhe Franca, (nuk përjashtohet fenomeni domino edhe me shtete të tjera, sikurse Danimarka, Suedia) të kërkojnë nga Bashkimi Evropian, në shtator kur të krijohen institucionet e reja pas zgjedhjeve europarlamentare, rikthimin e vizave për Shqipërinë. Shkaku është rritja e veprimtarisë së krimit të bandave dhe organizatave kriminale shqiptare, sie dhe rritja e madhe gati progresive e kërkesave të shqiptarëve për azil, të detyruar nga varfëria dhe papunësia në Shqipëri.

Kërkesa e këshilltarit kombëtar, Lorenzo Quadri

Pas Holandës dhe politikanët zviceranë po eksplorojnë mundësinë e heqjes së vizave për shqiptarët. Siç raportohet nga Corriere Del Ticino, këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës, që i përket partisë kombëtare të Ligës, Lorenzo Quadri, kërkoi një interpelancë me Këshillin Federal pasi rikujtoi se parlamenti holandez në javët e fundit ka miratuar me shumicë të madhe një mocion për ripërtëritjen e kërkesës për viza për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në zonën ‘Shengen’.

Zvicra të mbështetë kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët

“Parlamenti holandez – shkruan Quadri – ka motivuar kërkesën e tij me rritjen shqetësuese të krimit, veçanërisht të tipit mafioz, që vjen nga Shqipëria. Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Kërkesa e Holandës në Komisionin Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit”, thotë teksti i kërkesës për interpelancë, e cila kërkon nga Ekzekutivi që Zvicra të mbështesë kërkesën holandeze dhe të pyetet se si është gjendja në Zvicër sa i përket krimit shqiptar, dhe në veçanti mafias. Ndërkohë shtypi francez po tregon gjithashtu shpërthimin e kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë. Sipas “Le Figaro”, kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë janë në rritje gjatë vitit 2019, me 32%, duke i renditur ato në të njëjtin grup me azilantët nga Haiti, Mali, Gjeorgjia dhe Guinea.

 

“Frankurter Allgemeine Zeitung” : Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin ne Rajon

Gazeta kryesore gjermane “Frankurter Allgemeine Zeitung” dje në një artikull të korrespondentit Michael Martens mbi çeljen e negociatave për BE nga Maqedonia e Veriut argumenton se Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin, çka ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit. Edi Rama kërcënon pas kulimave, se në rast se Maqedonia e Veriut shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave atëherë Rama do shtrojë çështjen e Shqipërisë së Madhe, pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera, përfshi edhe ato të Maqedonisë. Gazeta, si dhe më parë përsërit, se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e niveleve të larta qeveritare, ndërsa për Maqedoninë e Veriut, e cila arriti marrëveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapërcyeshme. Në rrethana të tjera, fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama po e ka bërë këtë edhe më parë, duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.

Gazetari gjerman: Rama të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve ose vendi shkon në luftë civile

Matthias Rüb, gazetari gjerman i gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka dhënë opinionin e tij për skenarin më të mirë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, që sipas tij është shtyrja e zgjedhjeve me konsensus. Në një intervistë për gazetën “Deutsche Welle”, Rub tha se Rama do të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas tij, nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë vendi do të përfshihet nga trazira të mëdha të ngjashme me një luftë civile.

Matthias Rüb: Shikoni, që frontet ashpërsohen nuk është diçka e re, për fat të keq në Shqipëri. Kushdo kush ka qenë në pushtet, demokratët apo socialistët, gjithmonë ka pasur akuza të rënda nga partia që ka qenë në opozitë, që partia qeverisëse është e korruptuar, që shkel kushtetutën. Është e vështirë të gjykosh, cili pozicion është i drejti, kjo lidhet edhe me ngjyrimin politik: Nëse bëhet fjalë për një protestë legjitime popullore kundër një regjimi të korruptuar, apo për përpjekjen e opozitës që të arrijë në mënyrë jo parlamentare rrëzimin e një kryeministri të zgjedhur në mënyrë legjitime, kjo është çështje e kontestuar. E pakontestueshme është që kjo e dëmton Shqipërinë, që i pengon përpjekjet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në këtë fazë kritike kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë vendit.

I pyetur, si e shikon dekretin e Presidentit Meta, Rüb përgjigjet: Nga pikëpamja kushtetuese ai është në rregull. Ai ka të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, të paktën kështu e kuptoj unë nenin kushtetues, të cilit ai i referohet. Nëse është veprim i mençur politikisht, kjo varet nga cila anë e shikon. Gazetari gjerman theksoi se, edhe nëse mbahen zgjedhjet lokale tani, ato nuk kanë kuptim kur partia më e madhe opozitare nuk merr pjesë. “Më duhet të them, se edhe nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet lokale ato nuk kanë shumë kuptim, kur ato i bojkoton partia më e madhe e opozitës. Edhe sikur të mbaheshin ato nuk çojnë në forcim të legjitimitetit të qeverisë e kryeministrit Rama.

I pyetur, nëse Rama e ka mbështetjen e Burkselit, Rüb përgjigjet: Këtë nuk e besoj. Për kryeministrin Rama është një problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me BREXIT. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës. E vërteta është, se nuk shoh se si në këtë gjendje të kemi një rrugëdalje politike e sidomos që të mos ketë dhunë. Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia, sidomos instanca më e lartë është e paralizuar.

-Skenari më i mirë do të ishte që zgjedhjet lokale të shtyhen me ujdi, pra që Rama të mos këmbëngulë që të bëhen zgjedhje në fund të qershorit.

-Skenari më i keq do të ishte, nëse Partia Demokratike e forcon momentin e rrugës, kur mund të ketë trazira e, ndoshta, situata të ngjashme me një luftë civile. Ka ende mundësi që të gjendet një kompromis dhe të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë.