Zv/ministri i LSI, Belortaja : Ceremonia e Veliajt si inaugurim papal

457
Zëvendësministri i Jashtëm, nga radhët e LSI-së, Selim Belortaja me anw tw njw statusi nw rrjetin e tij social Facebook ka kritikuar sot ceremoninë e marrjes së detyrës të kreut të ri të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij e gjithë ceremonia dukej më shumë si një inaugurim papal se sa si marrja zyrtarisht e një detyre. 
“Ka marrë sërish vrull panairi ynë i… kotësive! Ajo që duhet të ishte thjesht një ulje në karrike e kryetarit të ri të bashkisë, po i ngjan gjithnjë e më shumë një Inaugurimi Papal! Po ai bombardim mediatik (s’ka gazetë pa këtë lajm), po ajo gjuhë solemne ‘pontifikimi”, po ai pompozitet imazhesh: hyri këtu, doli atje!! Kaq apo aq nënkryetarë. Kjo shpurë, ajo eskortë. 
Transmetohet live: si do lyhet zyra, si do mobilohet…ç’ngjyrë do ketë tapeti…apo s’do ketë fare tapet…! Asnjë fjalë se çdo bëjë kryetari: për ujin e pijshëm, sigurinë, zhurmat e ndotjen, Parkun e Tiranës që po tkurret çdo ditë…për tufat e qenve që janë shtuar e ndihen zot shtëpie, etj etj! Pse katandisemi kështu? Ka dy shpjegime: Ose tek funksionarët ka plasur një modë vaniteti, ose…përfundimisht media jonë ka…rrjedhur”, shkruan Belortaja në Facebook.
Sigal