ZGJIDHJA: Rama po e çon Shqipërinë në faliment

553
Partia ZGJIDHJA akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin në falimentim, pasi nuk ka hapur asnjë vend të ri pune, si pasojë e bllokimit të investimeve të huaja në Shqipëri. Në një reagim, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, iu referua Raportit vjetor 2017 të Institutit Amerikan të Teknologjisë IBM, ku Serbia është e para në botë për numrin e vendeve të punës së krijuara nga investimet e huaja në raport me popullsinë dhe pas saj vijnë Maqedonia, Kroacia dhe Rumania. “Këto shtete kanë shfrytëzuar avantazhet e politikave që kanë ndjekur në tre-katër vitet e fundit, duke krijuar mijëra vende të reja pune, dhe duke qenë të preferuara për investitorët e huaj, ndërsa Shqipëria është kësaj liste, sepse nuk ka hapur asnjë vend të ri pune dhe investimet e vetme të huaja janë ato të firmosura nga ish-kryeministri Berisha”, theksoi ZGJIDHJA.
Sigal