Zef Bushati, i zhgënjyer nga Rama, demokristianët jashtë qeverisë

35

Kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, ka reaguar kundrejt koalicionit të bërë nga qeveria në pushtet me partitë e tjera. Ai shprehet se kanë kaluar 100 ditë nga marrja e mandatit dhe marrëveshja e premtuar nuk është respektuar. “Kjo është marrëveshja miqtë e mi. Dy palëshe ose bilaterale siç e keni dëgjuar shpesh të artikuluar prej politikanëve të shkolluar. Nuk është respektuar kjo marrëveshje edhe pse kanë kaluar 100 ditë nga qeverisja”- shprehet Bushati në një postim të bërë në rrjetin social. Në vijim të postimit të tij shprehet i zhgënjyer nga Kryeministri për këtë lenie jashtë koalicionit që është bërë partisë së ti.  “Kryeministri Rama vazhdimisht deklaron se qeveria e tij është ajo e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, por nuk është e vërtetë. Kjo është një qeveri e PS+LSI+PBDNJ+AAK dhe G99, pra vetëm pesë parti nga koalicioni marrin pjesë në qeverinë Rama. Demokristianët janë jashtë qeverisë. Mundeni të më pyesni: Çfarë do bëni ju demokristianët? Mos u mërzisni miqtë e mi të FB, përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta mësoni në ditët në vijim”,- ka përfunduar fjalën z. Bushati.