Zbulohet dokumenti, Tahiri dhe Rama nuk zbatojnë prej 8 muajsh urdhër arrestin ndërkombëtar për Balilin

447

Sot,
është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë kronologjia e çështjes
së Klement Balilit, ku rezulton se eskobari i Ballkanit siç u cilësua nga CNN,
është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në datën 17 maj të këtij viti.

 

Prej
kësaj date, prej 17 majit, Saimir Tahiri ka qenë nën detyrimin për ta ndaluar
Klement Balilin, për të zbatuar urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për veprën
penale Krijim dhe Drejtim të Organizatës Kriminale, pa pritur më asnjë
procedurë tjetër.

 

Ja
ku është publikimi i Ministrisë së Drejtësisë, e gjeni në faqen e saj zyrtare.

 

Kjo
është një dëshmi se Saimir Tahiri dhe Edi Rama, kanë mbrojtur Klement Balilin
prej 8 muajsh. Nesër bëhen saktësisht 8 muaj, që Saimir Tahiri dhe Edi Rama
refuzojnë të zbatojnë urdhërin për arrestimin e Klement Balilit.

 

Kjo
pra është lidhja e qeverisë me krimin, ky është inkriminimi në nivelet më të
paimagjinueshme.

 

Kjo
është dëshmia që Edi Rama nuk shkëputet nga krimi, nuk zbaton dekriminalizimin
që e kërkon edhe Europa si kusht për procesin e integrimit.

 

Kjo
është mbrojtja e drogës, e trafikantëve, e karteleve.

Ne
e kemi denoncuar qysh ditën që Edi Rama e emëroi Klement Balilin shefin e
transportit të jugut, si emërimin e një personi me të shkuar kriminale, të
arrestuar në flagrancë me 750 kilogram drogë.

 

Por
Edi Rama jo vetëm nuk reagoi pas këtij denoncimi, por edhe kur vjen kërkesa për
arrestimin e tij, nga gjysma e policive të Europës, nuk e zbaton dhe e mbron
atë deri në fund.

 

 Ja
pra kush është rreshtuar me krimin, me drogën, me trafikantët, kundër
shqiptarëve, kundër interesave të vendit.

Sigal