Zbulohen sekretet e Enver Hoxhës

578
Sigal

Deklasifikohen dokumentet e komunzimit. Arkivi i Partisë së Punës dhe ditarët personalë të ish-diktatorit dhe Hysni Kapos

Dokumentet sekrete të periudhës 45-vjeçare të regjimit komunist, tashmë janë të aksesueshme në arkivat shtetërore. Materialet e bëra publike përmbajnë dorëshkrime, fjalime, vendime e mendime personale të ish-liderit komunist, Enver Hoxha. Gjithashtu në këto dokumente bëhen të ditur detaje nga mbledhjet e Partisë së Punës, apo institucioneve moniste të kohës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar fundin e procesit të deklasifikimit të më shumë se 48 mijë dosjeve të viteve 1945-1993. “Prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993, nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.